LAJMI I FUNDIT:

Humb 100 kilogramë dhe gjen dashurinë: Tani femrat nuk po e lënë rehat

Humb 100 kilogramë dhe gjen dashurinë: Tani femrat nuk po e lënë rehat

Joe Tonge, është një i ri anglez i cili kaloi vite të tëra pa lëvizur nga shtëpia për shkak të peshës së tij. Ai arriti në peshën e 190 kilogramëve dhe i vinte turp të dilte nga shtëpia për shkak të pamjes së tij.

Por kur kuptoi se po rrezikonte shëndetin e tij nisi të ndiqte një dietë të ekuilibruar duke arritur që të humbë 100 kilogramë dhe të gjejë dashurinë.

I riu jeton në Wrawëby, të Britanisë së Madhe, siç raporton “Mirror”, Joe nisi të shëndoshej në moshën 16 vjeçare pas ndarjes së prindërve të tij.

Kur arriti peshën 190 kilogramë, nisi të mos dilte më nga shtëpia. Konsumonte bukë pa kufi, ëmbëlsira e gjithçka tjetër dhe rrinte gjithë kohës shtrirë.


Miqtë e tij të vetëm ishin lojtarët virtualë që kishte njohur në rrjetet sociale.

“Kështu nuk më shihnin dhe nuk më gjykonin për përmasat e mia”, thotë ai.

Nëna Roberta dhe mjeku i familjes ishin shumë të shqetësuar për gjendjen e tij dhe tentuan që t’a këshillonin për rrezikun që i kanosej.

Kështu Joe kuptoi situatën në të cilën ndodhej dhe vendosi të ndjekë një regjim ushqimor të ekuilibruar të shoqëruar me aktivitet fizik.

Ai arriti të humbte 100 kilogramë dhe pas dobësimit u njohë me Marianna Kharitonava, 33-vjeçe me të cilën nisi bashkëjetesën.

“Më parë femrat më shpërfillnin, ndërsa tani më vardisen. Por pavarësisht kësaj unë jam besnik ndaj Mariannës, është e duhura për mua”, shprehet i riu.

Në trend Fun

Më shumë
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Një

Një "top zjarri" shihet mbi qiellin e SHBA-së, astronomët japin detaje

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Burri që prej 25 vitesh jeton në anije, tregon sa i kushton qëndrimi në to në vit

Interesante
Kalo në kategori