Pavarësisht nivelit të ulët të kredive joperformuese apo të këqija, në bankat komerciale në Kosovë këto të fundit vazhdojnë të kenë norma të larta të interesit dhe kritere të ashpra për kredimarrje, vlerësojnë ekspertë të çështjeve financiare në Prishtinë. Megjithatë, ndryshe nga ekspertët e ekonomisë shprehen zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilët thonë se normat e interesit kanë shënuar rënie dhe se Kosova nuk i ka më normat më të larta të interesit në rajon.
Eksperti i ekonomisë, Flamur Keqa, thekson se niveli i ulët i kredive të këqija tregon se tani e 15 vjet huamarrësit në Kosovë janë ngarkuar pa të drejtë me kamata tepër të larta.
“Vetë fakti që kreditë joperformuese janë në nivel të ulët, tregon një indikator të mirë të afarizmit të bankave, por njëherësh se edhe bizneset apo klientët që marrin kredi janë të kujdesshëm gjatë kredimarrjes. Një element tjetër që mund të reflektojë për këtë nivel të ulët të kredive të këqija është ajo se edhe bankat, gjatë dhënies së kredisë, janë konservatore dhe e analizojnë mjaft thellë kapacitetin financiar të huamarrësve”, sqaron Keqa.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, norma e kredive joperformuese në prill të këtij viti ka qenë 7.9 për qind, krahasuar me 8.6 për qind sa ka qenë në prill të vitit 2014.
Drejtori i Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës, Arben Mustafa, thotë se sektori bankar karakterizohet me pjesëmarrjen më të ulët të kredive të këqija krahasuar me vendet e rajonit.
“Kreditë joperformuese vazhdojnë të jenë mirë të mbuluara nga provizionet për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë, që do të thotë se bankat janë duke ndarë rezerva të mjaftueshme për mbulimin këtyre humbjeve. Pra, e gjithë kjo flet për një situatë të mirë në sektorin bankar sa i përket cilësisë së portofolit kreditor dhe shërben si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit financiar në Kosovë”, thekson Mustafa.
Norma e ulët e kredive jo performuese, sipas tij, paraqet një qasje të kujdesshme që kanë pasur bankat komerciale në Kosovë gjatë aprovimit të aplikacioneve për kredi. E, sa i përket lehtësirave të kreditimit që ekspertët e ekonomisë e kërkojnë, Mustafa thotë se këto lehtësi tashmë janë duke ndodhur.
“Bazuar në rezultatet e anketës së kreditimit bankar, vërehet se bankat kanë filluar t’i lehtësojnë standardet e kreditimit. Po ashtu, edhe bankat kanë raportuar se kanë lehtësuar edhe kushtet e kreditimit, kryesisht koston e financimit, si dhe normën e interesit”, shton Mustafa.
Ndryshe, norma e interesit në kredi si për ndërmarrje po ashtu edhe për ekonomitë familjare, sipas të dhënave të BQK-së ka një rënie të vazhdueshme. Derisa në fund të vitit 2014 norma e interesit ka qenë 9.2 për qind, kjo normë në muajin prill ishte 8.3 për qind, ndërsa në muajin maj 7.9 për qind. Sidoqoftë, edhe kjo normë për ekspertët e ekonomisë vlerësohet të jetë e lartë.
“Edhe norma 8 për qind e interesit për kredi, që iu lejohen klientëve, është një normë mjaft e lartë që nëse krahasohet me nivelin e ulët të kredive joperformuese, konsideroj që nuk është reale”, vlerëson Keqa.
Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, vlera e kredisë në 10 bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ka arritur në mbi 1.9 miliard euro. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania