LAJMI I FUNDIT:

HTC Thunderbolt del më 17 mars

HTC Thunderbolt del më 17 mars

Më herët gjatë ditës ishte publikuar lajmi se një rrjet i dyqaneve në SHBA do të fillojë të shesë modelin e ri të telefonit të mençur HTC, përkatësisht HTC Thunderbolt prej datës 17 mars.

Tani, operatori mobil amerikan Verizon e ka konfirmuar edhe zyrtarisht këtë ditë, si datë kur do të bëhet lansimi zyrtar i modelit më të ri të telefonit nga HTC.

HTC Thunderbolt do të jetë në dispozicion për shitje në dyqanet e Verizon Wireless që nga data 17 e këtij muaji, ndërsa çmimi i këtij telefoni për shitje me pakicë do të jetë 249.99 dollarë, mirëpo pasi që përdoruesi të bëjë kontratë dy-vjeçare me operatorin amerikan.

I mbështetur nga sistemi operativ Android 2.2, Thunderbolt është telefoni i parë i cili do ta përdor rrjetin 4G LTE të Verizon Wireless.


Ky model i telefonit përmban edhe shumë karakteristika tjera të rëndësishme të cilat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të operatorit Verizon. / Telegrafi /