LAJMI I FUNDIT:

HTC Sensation së shpejti në Angli

HTC Sensation së shpejti në Angli

HTC zyrtarisht e ka lansuar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur të cilin e ka quajtur HTC Sensation.

Për më shumë se kaq, sot në mëngjes ishte thënë se ky model i telefonit të HTC’së gjatë muajit maj do të vijë edhe në Evropë, i ofruar ekskluzivisht nga operatori mobil Vodafone.

Mirëpo, me sa duket eskkluziviteti i Vodafone nuk do të zgjasë edhe shumë duke marrë parasysh që ky model do t’i ofrohet edhe operatorëve tjerë në Angli.


Në qershor, HTC Sensation do të ofrohet edhe nga T-Mobile dhe Orange, ndërsa gjithashtu është thënë se i njëjti do të ofrohet gjatë verës edhe nga rivali i tyre, operatori mobile Three.

Edhe pas lansimit zyrtar të HTC Sensation, nuk është bërë i ditur çmimi i modelit të ri, mirëpo një gjë është e sigurt; ky model do të ofrohet me një çmim konkurrues në tregun britanik, ndërsa pritet që e njëjta të ndodh edhe me shtetet tjera të Evropës në të cilat do të ofrohet. / Telegrafi /