LAJMI I FUNDIT:

HTC Flyer Stylus për vetëm 80 dollarë?

HTC Flyer Stylus për vetëm 80 dollarë?

Disa nga lexuesit tanë me siguri se e kujtojnë tabletin e kompanisë HTC, përkatësisht modelin HTC Flyer, të cilin kjo kompani e kishte prezantuar para një kohe.

Tani, HTC është duke planifikuar që një version i tabletit i quajtur HTC Flyer Stylus të përdoret edhe me laps elektronik, dhe i njëjti të kushtojë vetëm 80 dollarë kur të dal në shitje.

Sa për të ju përkujtuar se HTC Flyer posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç, rezolucion 1024 x 600, sistemin operativ Android Gingerbread dhe procesorin 1.5GHz Qualcomm.

Karakteristikat e tjera të këtij tableti përfshijnë edhe kamerën frontale me 1,3 mega-piksel për video komunikim, atë të pasme me 5 mega-piksel, baterinë 4.000 mAh dhe lidhjen HSPA +. / Telegrafi /