LAJMI I FUNDIT:

HTC EVO 3D dhe EVO View4G vijnë më 24 qershor?

HTC EVO 3D dhe EVO View4G vijnë më 24 qershor?

Sprint ka lajmëruar se modelet e reja të pajisjeve Android, HTC EVO 3D Android dhe tableti i ri i këtij prodhuesi, HTC EVO View 4G do të jenë në dispozicion për shitje që nga data 24 qershor.

HTC EVO 3D do të jetë në dispozicion në dyqanet e Sprint për një çmim prej 200 dollarësh, pas një kontrate dy-vjeçare me operatorin, ndërsa tableti HTC EVO View 4G do të kushtojë 400 dollarë, pas abonimit të rregullt dy-vjeçar.

Për të gjithë ata që kanë harruar, HTC EVO 3D posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.3 inç – qHD, versionin e sistemit operativ Android, Android 2.3 Gingerbread, si dhe procesorin dy-bërthamor me 1.2GHz.

Po ashtu, ky telefon posedon edhe kamerën me 5 mega-piksel për foto tri-dimensionale, ndërsa HTC EVO View 4G gjithashtu vjen me Android 2.3 Gingerbread, dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 7 inç. / Telegrafi /