LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore

Hoxha: Zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Dhurata Hoxha, sot, ka marrë pjesë në konferencën me temën “Hetimi i dhunës seksuale dhe të bazuar në gjini – Sfidat dhe mundësitë për bashkërendim forenzik” të organizuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë.

Gjatë kësaj konference, Hoxha, ka falënderuar EULEX-in dhe institucionet vendore për angazhimin e tyre në lidhje me përdorimin sa më efektiv të teknikave forenzike gjatë rasteve të krimeve të dhunës seksuale të cilat paraqesin shkelje të rëndë të drejtave të njeriut.

”Është tejet shqetësuese kur dëgjon numrin e rasteve të dhunës seksuale dhe pikërisht për këtë ekziston një vullnet i madh për ta luftuar këtë dukuri negative. Duke marrë parasysh ndërlikueshmërinë e dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore, duhet të krijohet një qasje më e mirë, përmes bashkëpunimit ndërmjet akterëve relevant sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i luftojmë këto shkelje të të drejtave të njeriut. Jemi të përkushtuar për zero tolerancë ndaj dhunës seksuale dhe dhunës mbi baza gjinore”, tha Hoxha.


Ministrja Hoxha theksoi se me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, nga Qeveria është emëruar “Komisioni për kompensimin e Viktimave të Krimit”, si dhe janë përgatitur edhe draftet e udhëzimeve administrative.

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me institucionet tjera mbetet e përkushtuar në krijimin dhe forcimin e mekanizmave ligjorë me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me theks të veçantë mbrojtjes nga çdo lloj dhune ndaj gruas.

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori