Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim dhe Këshillin për Stabilizim Asociim ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është duke punuar intensivisht në realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës Evropiane të Reformave.
Ajo tha se të gjitha prioritetet në fushën e legjislacionit janë të reflektuara në Planin e Punës dhe Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për 2017.
“Gjithsesi, Ministria është duke punuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane, e quajtur ERA”, theksoi ministrja Hoxha.
Ajo tha se Ministria e Drejtësisë është duke punuar në aspektet përfundimtare organizative për fillimin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Në rend të parë, theksoi Hoxha është rishikimi i legjislacionit penal dhe atij kundër-korrupsionit si pjesë aktiviteteve për vitin 2017.
Lidhur me ligjet, ministrja vuri në pah se është hartuar projektligji për “Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik”, i cili pas miratimit nga Qeveria, është në Kuvend.
Ajo tha se Projektligji është hartuar në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ekspertët e Këshillit të Evropës dhe Zyra e BE-së në Kosovë.
Sa i përket “Projektligjit për Prokurorin e Shtetit”, përkatësisht rishikimi i dispozitave që i referohen çështjes së emërimit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial, Ministria do ta adresojë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017.
“Kemi themeluar grupin punues për të hartuar koncept dokumentin dhe pastaj edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Prokurorin e Shtetit, ku do të reflektohet ndryshimi i kërkuar që do të mundësoj rritjen e numrit të prokurorëve në Prokurorinë Speciale, me qëllim që të fuqizohet Prokuroria Speciale në rrugën e saj për hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të korrupsionit dhe krimit të nivelit të lartë”, theksoi ministrja.
Hoxha po ashtu theksoi se është themeluar Grupi Punues dhe Grupet Tematike për hartimin e Kodit Civil të Kosovës. “Në këtë drejtim kemi mbështetjen e BE-së përmes një projekti që do të zgjasë nga shkurti 2017 deri në shkurt 2020”, tha ajo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Paraburgim-780x439.jpg)
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
![Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vjosa-Osmani9-780x439.jpg)
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
![Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-780x439.jpg)
Përurohet nënstacioni policor në Leshak të Leposaviqit
![Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/enver-hoxhaj-1-780x439.jpg)
Hoxhaj rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart: Të dielën fitorja është e sigurt
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër