LAJMI I FUNDIT:

Hoxha merr mbështetjen e shtetit të Iowas për reformat në sundimin e ligjit

Hoxha merr mbështetjen e shtetit të Iowas për reformat në sundimin e ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës në ShBA, ka takuar Michael Ross, zëvendëssekretarin e shtetit të Iowa-s, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Iowa është shteti me të cilin Kosova është e binjakëzuar, andaj edhe marrëdhëniet me këtë shtet janë të veçanta në shumë fusha, theksoi ministrja Hoxha.

“Iowa është shteti që vendit tonë ia ka ofruar sinqerisht bashkëpunimin e gjerë, prandaj ne do ta shfrytëzojmë që ky bashkëpunim dhe relacion i veçantë të thellohet e begatohet edhe në lëmin e drejtësisë, duke këmbyer përvoja, në lëmin e shtimit të kapaciteteve humane në këtë lëmi, arsimimin ligjor si dhe afirmimin e vlerave të përbashkëta”, theksoi ministrja Hoxha.


Zëvendëssekretari i Shtetit, Michael Ross, vlerësoi lartë bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy shteteve.

Ai me këtë rast ka theksuar se angazhimi i Iowas në Kosovë, në shumë fusha, është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbeten partner strategjik i Kosovës duke filluar që nga proceset që çuan në lirinë dhe pavarësinë e saj dhe duke vazhduar më pastaj me mbështetje për zhvillimin  dhe konsolidim të mëtejshëm shtetëror.

Ministrja Hoxha dhe Ross u dakorduan që bashkëpunimi në lëmin e drejtësisë të thellohet në pajtim me prioritetet e drejtësisë së Kosovës me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në të gjitha dimensionet e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
Kalo në kategori