LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Çështja e Demarkacionit s’ka kthim prapa, kriter i padiskutueshëm për liberalizimin e vizave

Hoxha: Çështja e Demarkacionit s’ka kthim prapa, kriter i padiskutueshëm për liberalizimin e vizave

Bashkimi Evropian (BE) e ka përcaktuar demarkacionin me Malin e Zi si kriter të padiskutueshëm për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe kjo çështje nuk ka kthim mbrapa.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, duke shtuar se demarkimi i kufirit mes dy vendeve duhet të përfundojë, si dhe të luftohet korrupsioni për t’u marrë vendimi për heqjen e vizave.

Ajo thotë se për këtë çështje duhet të ketë konsensus nacional në Kosovë, i cili duhet të ekzistojë pavarësisht dallimeve partiake.


“Agjenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jenë prioritet dhe të gjithë të kemi një konsensus të brendshëm. Klasa politike në vend, kur bëhet fjalë për interesin shtetëror dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve të vendit, duhet të dalin përtej petkut partiak”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se liberalizmi i vizave do të përfundojë atëherë kur Kosova t’i kryejë “detyrat e shtëpisë”.

“Procesi i integrimit evropian mbetet një nga qëllimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Ne si vend dhe si shoqëri duhet ta kemi qëllim kryesor vazhdimin e konsolidimit demokratik, ngritjen e nivelit të sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe ndërtimin e një ekonomie të tregut funksional për të vetmen arsye integrimin sa më të shpejtë të vendit drejt familjes evropiane. Vlerat evropiane i konsiderojmë tonat dhe rrugëtimi ynë nuk është i plotë pa u bashkuar në familjen evropiane”, tha ministrja.

Ajo po ashtu ka thënë se dinamizmi i zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim, përfundimi i procesit të liberalizimit të vizave dhe mundësimi i udhëtimit të lirë për qytetarët e Kosovës në Bashkim Evropian të gjitha këto çështje madhore ndërlidhen me agjendën evropiane të vendit tonë.

“Edhe në takimin e parë të Komitetit të Stabilizim-Asocimit, por edhe në takim me anëtarët e Grupit Punues për Regjionin e Ballkanit Perëndimor brenda Komitetit të Stabilizim-Asocimit, në Bruksel, Kosova ka marrë mbështetje për proceset integruese. Po ashtu është bërë e qartë nga institucionet përkatëse që Kosova duhet t’i plotësojë kushtet që kërkohen për liberalizimin e vizave, si dhe duhet të punohet më shumë për implementimin e MSA-së dhe të Agjendës Evropiane të Reformave në veçanti”, tha Hoxha. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Ende mister shkaqet e zjarrit që përfshiu ish-objektin e “Kino ABC” në Prishtinë

Kronika e Zezë
BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

BE-ja përsëri i kërkon Serbisë t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në Banjskë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën ka qenë dhe mbetet vendimtare

Lajme
Kalo në kategori