LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Reforma fiskale ka krijuar ambient për zhvillimin e biznesit

Hoti: Reforma fiskale ka krijuar ambient për zhvillimin e biznesit

Ministri i Financave Avdullah Hoti, ka deklaruar të hënën se reformat në fushën fiskale që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në këto dy vitet e fundit, përveç që kanë krijuar një ambient dhe insentiva të mira për zhvillimin e biznesit, ato kanë ndikuar edhe në gjenerimin më të mirë të të hyrave.

Këto komente Ministri Hoti i bëri në forumin “Tregtia dhe investimet në Kosovë – Treg me mundësi të mëdha”, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake, i cili po mbahet në Vjenë, ku po ashtu tha se Kosova ka një sistem të thjeshtë dhe me norma të ulëta tatimore. Në këtë forum po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i afaristëve dhe kompanish austriake si dhe përfaqësues të kompanive kosovare.

Sa i përket reformës fiskale ministri Hoti tha se Qeverisë e Kosovës, përmes ndryshimit të pakos fiskale ka bërë të mundur që sistemi ynë tatimore njëkohësisht të jetë mbështetës për sektorin privat por edhe ende të gjenerojë të ardhurat e nevojshme për të financuar aktivitetet thelbësore të qeverisë.


Ministri Hoti përmendi veprime konkrete që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, siç është lirimi nga pagesa e TVSH-së e të gjitha makinerive që do të përdoren për prodhim, lirimin nga TVSH-ja e të gjitha pajisjeve të IT-së, është bërë thjeshtësimi i procedurave dhe shkurtimi i kohës së rimbursimit të TVSH-së.

Një reformë tjetër të cilën e kanë nisur autoritet kosovare, e që e ka mbështetjen edhe të FMN-së është procesi i unifikimit të ATK-së dhe Doganës së Kosovës.

Kur jemi të borxhi publik, Ministri Hoti tha se Kosova përballet me nivel të ulët të borxhit publik, dhe ky është një rast i mirë që do të na mundësoj në të ardhmen financimin e projekteve të ndryshme.

Një sukses tjetër i arritur nga Qeveria e Kosovës, e që do të ndikoj drejtpërdrejt në rritjen e besimit të investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë, por edhe bizneseve kosovare qasje në tregun evropian është fillimi i zbatimit të MSA-së në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Një pikë tjetër, pa të cilën reformat e ndërmarra nuk do të ishin të plota, dhe të cilës i kemi kushtuar kujdes të veçantë është rritja e transparencës dhe përgjegjësisë në mënyrën se si menaxhohet paraja publike në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori