Këtë vizitë më shumë po e bëjmë si simbolikë për të parë efektet e politikave fiskale që i kemi zhvilluar prej fillimit të këtij viti, dhe unë sot me kënaqësi e them se janë mbi 160 firma që kanë marrë autorizimet për importimin e lëndëve të para, të makinerive dhe teknologjisë informative për të importuar këto pa TVSH tha ministri i financave Avdullah Hoti gjatë vizitës në fabrikën e prodhimeve farmaceutike “Tri Pharm”.
Ministri Hoti duke përgëzuar kompaninë “TriPharm” për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë tha se unë kam pas rastin të takohem edhe më herët me Mërgimin dhe me komplet Klubin e Prodhuesve, që janë prodhuesit kryesorë në Kosovë.
“Ne sot më shumë kemi dalë si simbolike për të parë nga afër ndryshimet e politikave fiskale të cilat i kemi marrë nga fillimi i këtij viti. Janë mbi 5 milionë euro lirime nga TVSH-ja prej 1 shtatorit që ka bërë Dogana e Kosovës për kompanitë vendore që kanë importuar lëndë të parë dhe makineri prodhuese dhe mendoj që kjo është një ndihmë direkte që Qeveria ju ka dhënë bizneseve” , tha Ministri Hoti.
Gjithashtu Ministri Hoti u shpreh se “Gradualisht po përmirësohet ambienti për biznes ku për këtë çështje ne sot diskutuam gjerësisht me Klubin e Prodhuesve për hapat më tutje që duhet të ndërmarrim gjatë vitit të ardhshëm, sepse kjo është vetëm një pjesë e reformave që kemi filluar me politikat fiskale por që do të shkojmë edhe më tutje për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes, për të promovuar prodhimin vendor. Këta janë heronjtë e Kosovës, ekonomia e Kosovës, të hyrat e buxhetit mund të rriten, punësimi mund të rritet nëse këta mund të rritin punësimin dhe ne do të jemi në shërbim plotësisht të tyre , të gjithë dikasteret qeveritar pa përjashtim, duke filluar nga Ministria e Financave me politikat fiskale dhe doganore, dhe ministritë tjera, për sigurim të cilësisë, AVUK-un dhe bisedën që patëm shumë të frytshme”.
Ai sot bëri të ditur se “Është duke u draftuar udhëzimi administrativ për lirimet tatimore për krijimin e lehtësirave për sektor të caktuar, për investime të caktuara që krijojnë vende të caktuara të punës, dhe që kanë qarkullim të caktuar nëpër regjione të ndryshme që bizneset, kryesisht bizneset vendore ta shfrytëzojmë këtë mundësi”.
“Klima pozitive për biznesin është duke u krijuar, të dhënat që i kemi tregojnë se kemi një katërfishim të investimeve krahasuar me vitin e kaluar, këto tregohen edhe në bazë të të hyrave buxhetore që ne kemi mbledhur në Buxhetin e Kosovës, ne e përmbyllim vitin me 120 milionë euro më shumë të hyra të mbledhura nga bizneset , pra është aktivitet i shtuar që ka ndodhur gjatë këtij viti. Unë besoj se do të dyfishohen këto të hyra edhe vitin e ardhshëm, edhe punësimi por edhe biznesi në përgjithësi dhe se bashkë me prodhuesit vendor ne do të jemi partner dhe do të punojmë bashkë vazhdimisht” u shpreh Ministri Hoti.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Fabrikës së prodhimit të farmaceutikëve “TriPharm” Mërgim Prishtina, duke falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen e bizneseve e sidomos në fushën e farmaceutikës u shpreh se “Deri në shtator të këtij viti nuk kemi pasur të drejtë të rimbursimit të TVSH-së, nga 1 shtatori ne e gëzojmë këtë të drejtë të rimbursimit dhe njëkohësisht edhe lirimin nga TVSH-ja për makineritë prodhuese dhe lëndën e parë”.
“Ne e kemi fituar të drejtën e lirimeve për lëndët e para nga TVSH-ja dhe këtë të drejtë po e gëzojmë. Shpresoj se tash në fund të këtij viti do të lirohemi edhe nga TVSh-ja në makineri, vlerë të cilën mund ta përmendi publikisht se është mbi 500 mijë euro vlerë e liruar, e cila vlerë ka qenë në fillimet tona dhe planet tona e planifikuar që njërën nga linjat e prodhimit ta shtyjmë si investim, pas këtij ndryshimi ligjor ne vendosëm që këtë linjë ta marrim që tash dhe të punësojmë punëtorë të rinj në këtë linjë të prodhimit”, u shpreh z. Prishtina.
Ai gjithashtu tha se “ Pasi që Ministria e Financave bënë planifikimet buxhetore në blerjet publike të Ministrisë së Shëndetësisë, të kihet parasysh që të ketë prioritet prodhimin vendor sidomos prodhimet farmaceutike që spitalet dhe ordinancat tona të mbushen me produkte vendore dhe me produkte të prodhuara në Kosovë për trajtimin e pacientëve “
Me këtë rast ne sot e kemi pritur Ministrin Hoti edhe si Klub i prodhuesve vendor, ku këtu të pranishëm edhe ndër prodhuesit më të mëdhenj të Kosovës, bëri të ditur Prishtina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Zhvlerësohet kriptovaluta Trump
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite