LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Kemi porositur 1.85 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Hoti: Kemi porositur 1.85 milionë doza të vaksinës antiCOVID

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka shpërndarë në Facebook një grafik, i cili tregon për sigurimin e 1.85 milionë dozash të vaksinës, për të cilin thotë se janë të sigurta dhe nuk janë nga Rusia.

“Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta.  Kemi siguruar 40 milionë euro për vaksina që vijnë në shkurt”, ka shkruar Hoti.

Ai ka edhe një mesazh për subjektet e tjera politike në vend duke thënë se “Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen”.


Shifra dhe fakte:

– Kemi porositur sasinë më të madhe të vaksinave prej 1.85 mil doza, jo vaksina ruse, por të sigurta (grafiku nga “Evropa e Lirë”).

– Kemi siguruar 40 mil euro për vaksina që vijnë në shkurt.

– Kemi përgatitur Strategjinë e Imunizimit, me prioritetet për vaksinim, duke nisur nga stafi shëndetësorë, të sëmurët kronik, dhe mandej nga moshat më të vjetra.

Vetëm me punë, pa zhurmë, vazhdojmë qeverisjen.