LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Duam të falim 680 milionë euro deri në 2008

Hoti: Duam të falim 680 milionë euro deri në 2008

Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për faljen e borxheve ka deklaruar se nga ky ligj përfitojnë personat fizik që kanë gjendje të rënd ekonomike.

Kurse, kryetari i komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani tha se komisioni ka vlerësuar se projektligji përmbush kushtet dhe rekomandoi deputetëve që ta votojnë.

Ky projektligj është përkrahur nga deputetët e PDK-së, ndërkohë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes tha se nuk është bërë një kategorizim i borxheve dhe për këtë qytetarët nuk janë të informuar.


Projektligji nuk është përkrahur nga Nisma për Kosovën. /Telegrafi/