Ndërsa koha kalon, në Kosovë dita-ditës shikojmë një realitet tanimë të njohur prej kohësh, një botë ku sundon papunësia, varfëria, pabarazia sociale, mos sundimi i ligjit, krimi i organizuar, parregullsitë e shumta njerëzore e jodemokratike, mentaliteti i bakshishit dhe parimit “ditë e re, nafakë e re”, praktikat e korrupsionit, nepotizmi, injoranca dhe mos arsimimi adekuat, blerja e posteve, haraçi, lakmia dhe shkelja e ligjeve sipas interesave të partive, mungesa e përgjegjësisë ndaj hapësirës publike, përfshirë edhe ndërtimet ilegale, financimi jotransparent i partive etj.
Derisa ekziston kjo politikë e cila luan në këtë kohë krize me parimet e fytyrës së shtetit, përgjigjja e vetme e shoqërisë vazhdon të ngelët heshtja. Heshtje kjo që akoma më shumë e thellon mjerimin social dhe politik, po ndrydh standardet e normales për shenjtërinë e jetës njerëzore në të gjitha kushtet dhe fazat e saj, jeta e të cilëve është bërë tejet dramatike.
Qeveria në vend që të merret me politikat sociale-ekonomike, të hap vende pune për të rinjtë, ia ka deleguar vetes të bërit politikë një çik me stil ndryshe: merret me biznes, shtypin milionat e eurove në xhepat e tyre, pasurojnë veten dhe familjet e tyre, shfryjnë epshet me “viagra” e “blue pills”, që u irritojnë hormonet sepse edhe bota iu duket me këmbë përpjetë etj. Ndërsa, njerëzit qeshin me vete, në shtëpitë e tyre, në dhomat e tyre, me shoqi-shoqin, brenda, gjithnjë brenda, sepse jashtë e kanë vështirë të qeshin, e kanë vështirë të protestojnë, e kanë vështirë të kuptojnë se në fjalorin e gjuhës shqipe është edhe fjala "kundërshtoj".
Mbase varfëria është forma më e keqe e dhunës, do të thoshte njeriu i madh i popullit indian, Mahatma Gandhi. Dëshirat pozitive është njerëzore t’i realizojmë, por dëshira për të ngrënë nuk guxon të plotësohet duke vrarë njeriun që në dorë mban copën e bukës. Dhe më e keqe se kjo varfëri, është mallkimi që u takon atyre të cilët duke i ikur skamës, shkelin burrërinë e vet dhe pranojnë që fëmijët t’i ushqejnë me fatkeqësinë e të tjerëve.
Pra, kjo është Kosova e pesëmbëdhjetë vitesh të pasluftës, ku shpresa që moti mori tatëpjetën; vendi ku zakonisht dominon politika deklarative dhe vetëm e paralajmërimeve të sukseseve, ndërsa vazhdon të mbetet vendi më i varfër në Evropë; ku qytetarët për të siguruar ekzistencën gjejnë rrugë të llojllojshme… Duke paralajmëruar suksese, në fakt vetëm tentohet – edhe këtu – të largohet vëmendja nga rastet e shpeshta të korrupsionit, keqpërdorimeve të mëdha me pasurinë publike dhe arkën e shtetit.
Dalja nga kjo gropë e mjerimit do të vështirësohet sa më shumë që zgjasin deformimet, të cilat rrjedhin nga ky mentalitet arkaik i politikës që prostituon në kohë krize. Djersa e popullit, aq lehtë harxhohet, bastardohet, shantazhohet, me aq lehtësi dhe papërgjegjësi. Dhe fare nuk e çajnë kokën për asgjë, e qytetarët e Kosovës ditën e kalojnë me më pak se një euro, shumë prej të cilëve nuk kanë as bukë për të ngrënë.
Ky është realiteti ynë i sotëm, e nesër a thua si do të jetë? Heshtja nuk duket shpëtim. Në thelb, heshtja duhet thyer e udhëhequr nga të rinjtë e këtij vendi. I duhen këtij populli njerëz e kuadro të cilët dinë të vendosen nën lëkurën e të tjerëve dhe t’i shikojnë gjerat me sytë e tyre. Nuk duhet pajtuar me të keqen. Assesi! Nuk duhet përfunduar të rinjtë edhe më tutje në inerci ndaj pushteteve politike dhe ekonomike të përqendruara në një dorë kleptokratësh e pasanikësh oligarkë. S’duhet dominuar mentaliteti kinse kjo vjen nga kultura e viktimizimit pas shumë shekujsh robëri dhe diskriminime. Është nevojë e kohës, domosdoshmëri e një realitetit për të çarë murin e lartë dhe të fortë të politikanëve injorantë që po e marrin në qafë këtë vend dhe popullin e saj.
Njeriu, individi, nuk është i lirë në Kosovë: ligji nuk është njësoj për të gjithë, të drejtat themelore të njeriut shkelen me këmbë ditën me Diell, nuk respektohet Kushtetuta as nga gjyqësori, as nga ekzekutivi e as nga vetë ligjvënësit. Njerëzit kanë humbur besimin, madje edhe tek vetja. Pa pasur njëfarë ideali, njëfarë shprese, njëfarë inkurajimi qoftë edhe të verbër që e drejta e tij si pjesëtar shteti e komb-formuesi do të kishte një mundësi për t`u njëmendësuar.
Ta thyesh frikën dhe heshtjen, të protestosh, të bësh revolucion, nuk do të thotë paparashikueshmëri, pasiguri, por ide e qartë për të ndryshuar gjendjen, për të themeluar një sistem të ri në favor të të gjithëve e jo të disave. I paparashikueshëm dhe i pasigurt është pushteti i cili mbahet nga krimi e maskohet me demokraci – siç është ky i sotmi dhe siç ishin edhe të tjerët para tij. Winston Churchill, thotë: “politika është më e rrezikshme se lufta, sepse në luftë ju vriteni vetëm njëherë”. Barazia është liri për secilin. Liria është mirëqenie. Mirëqenia është interes i secilit. Lëvizni pra!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/jul-deda-780x439.png)
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/b_250207050-780x439.jpg)
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër