LAJMI I FUNDIT:

Heroizimi i kriminelit

Politika e mençur arrin të përfitojë edhe nga kriminelët në kohë lufte, por edhe paqeje, ndërsa politika e plogësht, për shkak të paaftësisë së vet, mund tua shohë sherrin edhe heronjve. Ndonëse paradoks, ky është realiteti që po ndodh në Ballkanin Perëndimor. Serbia po përfiton poenta politike në raport me Bashkimin Evropian nëpërmjet arrestimit dhe dorëzimit para drejtësisë ndërkombëtare kriminelin më djallëzor në Ballkan, Ratko Mlladiq, ndërsa Kosovës, për shkak të paaftësisë dhe pafuqishmërisë për t’i demantuar akuzat e padrejta dhe propagandistike që po i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po i dëmtohet imazhi nga këto akuza të pavërteta kundër heronjve të saj.

Raporti tashmë i njohur i Dick Martit, ndonëse krejtësisht i pavërtetë, në aspektin e imazhit ka krijuar efekte të shumta negative për Kosovën, efekte këto që vështirë të riparohen, edhe pas dhënies së verdiktit final të organeve gjegjëse se UÇK-ja nuk ka kryer kurrfarë krime. Pra, përderisa Kosova, përveç që nuk po mund të përfitojë, ajo po dëmtohet nga imazhi joreal i heronjve dhe heroizmit të vet, Serbia, përkundrazi, përveç që nuk po dëmtohet, ajo po përfiton nga krimet dhe kriminelet e saj. Arrestimi dhe dorëzimi para drejtësisë ndërkombëtare i kriminelit Ratko Mlladiq është përshëndetur dhe cilësuar nga të gjitha shtetet dhe organizatat perëndimore si veprim adekuat i shtetit të Serbisë, që, ndër tjerash, tregon vullnetin dhe përpjekjen e këtij shteti për bashkëpunim me organet ndërkombëtare të drejtësisë, dhe interesimin serioz të saj për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Ndërsa, për Serbinë, gjegjësit politikanët serbë, arrestimi i vonuar i Mlladiqit, në vend që të shërbej si stimul që nxit turpin dhe pendimin për krimet që ata kanë bërë, ky arrestim shërben për ta si akt i cili pretendon të tregojë fillimisht reformimin e tyre, pastaj edhe vullnetin e tyre për integrim në Bashkimin Evropian. Madje, disa nga qytetarët e këtij shteti kanë protestuar kundër arrestimit të Mlladiqit, duke e quajtur atë hero të Serbisë. Ai me gjasë cilësohet si hero edhe nga krerët aktualë të politikës së këtij shteti, mirëpo ende jo në mënyrë deklarative.


Serbia 16 vjet me radhë e ka ruajtur të fshehur kriminelin Ratko Mlladiq, ndërsa, tani, pas 16 vjetësh, e ka arrestuar dhe dorëzuar atë para drejtësisë ndërkombëtare. Tani politika e Serbisë po e përdor Mlladiqin si kurban, i cili do të sakrifikohet për të përshpejtuar procesin e shtetit të vet drejtë integrimeve evropiane. Në këtë aspekt, ndonëse kriminel në parim, Mlladiq po cilësohet si hero nga qytetarët serbë, për shkak se po luan një rol kyç në realizimin e aspiratave të tyre politike. Ndërsa, 16 vjet me radhë qytetarët dhe politika e Serbisë e kanë ruajtur dhe favorizuar me fanatizëm kriminelin Mlladiq, duke e mbrojtur dhe fshehur atë nga organet e drejtësisë.

Zaten në një formë tjetër, më të butë, kjo ndodh shpesh me shumicën e njerëzve, gjegjësisht me shumicën e spektatorëve të filmave. Shpeshherë, shikuesit e filmave, në mënyrë pasive dhe të pavetëdijshme, e favorizojnë aktorin në rolin e kriminelit, i cili ndonëse në situata të shpeshta rreziku, prapë arrin të ikë dhe fshihet nga policia. Këtë lloj favorizimi që i bën shikuesi kriminelit në film, psikologët dhe sociologët e kanë shpjeguar si proces i identifikimit të shikuesit me aktorin në rolin e kriminelit, gjegjësisht identifikim i motiveve latente destruktive të shikueseve me sjelljet e dukshme të kriminelit në skenë. Me fjalë të tjera, të gjithë këta shikues që favorizojnë dhe mbështesin kriminelin në film supozohet se kanë dëshirë dhe potencial të fshehur për të qenë vet krimineli në skenë. Kështu edhe fshehja e kriminelit Mlladiq, por edhe kriminelëve të tjerë serbë tregon se qytetarët dhe politika e këtij vendi e ka identifikuar vetën në mënyrë të vazhdueshme me tipin e Mlladiqit.

Ndërsa, më në fund, arrestimi dhe dorëzimi i tij para organeve të drejtësisë, nuk do të thotë se qytetarët dhe politika e këtij vendi janë reformuar, por do të thotë se politika e shtetit të Serbisë po e përdor kriminelin tashmë të plakur dhe sëmurë për të realizuar ambiciet e veta politike. Këto ambicie, ndonëse edhe mund të realizohen, mëkatet që ka bërë Serbia nuk do të thotë që do të shpërlahen nëpërmjet arrestimit dhe gjykimit të këtij krimineli. Mlladiqi është një kriminel, i cili është vonuar në dalje para drejtësisë, figura dhe veprimet e të cilit duhet t’i turpërojë qytetarët e atij vendi dhe të shtojë ndjesinë e obligimit dhe përgjegjësisë tek ta në të ardhmen. Ai nuk është një Jezu Krisht, i cili sakrifikon veten për të larë mëkatet e njerëzve përreth tij, por është një kriminel, figura dhe veprimet e të cilit, përveç që duhet t’i turpërojë qytetarët dhe politikën e atij vendi për atë se çfarë kanë bërë ata në të kaluarën, ai duhet t’i bëjë më të përgjegjshëm atë në të ardhmen.

Në trend

Më shumë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi

Magazina
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Kalo në kategori