LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Kemi organizuar pesëfish më shumë debate publike se që e kemi të obliguar

Haziri: Kemi organizuar pesëfish më shumë debate publike se që e kemi të obliguar

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Gjilanit kanë marrë pjesë sot në debatin publik të organizuar nga ana e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, që është debati i 36-të për tri vite e gjysmë të mandatit qeverisës.

Debati është përcjellë me pyetje, kërkesa, lëvdata e sugjerime nga të pranishmit për kryetarin Haziri dhe ekipin e tij.

“Deri tash, me ligj e kemi pasur të obliguar t’i mbajmë dy debate në vit, ose shtatë për këto tri vite e gjysmë. Mirëpo, ne kemi mbajtur pesëfish më shumë, 36. Ky është një tregues i mirë i ballafaqimit me qytetarët me iniciativat tona. I falënderoj organizatat vendore e ndërkombëtare që e kanë vlerësuar lartë këtë”, tha kryetarit Haziri, gjatë adresimit para qytetarëve, duke u zotuar se edhe kërkesat e sugjerimet e sotme do të shqyrtohen kujdesshëm nga ai dhe ekipi i tij.


Duke folur për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore, Haziri tha se ndihet mirë që finalizimi i lotit të parë të hyrje-daljes Gjilan-Bujanoc në vlerë afro 900 mijë euro, i ka dhënë pamje të mrekullueshme qytetit dhe ka ndikuar shumë në shkarkimin e komunikacionit, përderisa ka paralajmëruar edhe vazhdimin e ndërtimit të rrugës deri te bunari i Përlepnicës.

“Tash jemi duke punuar në ndërtimin e rrugës katër korsi Gjilan-Livoç i Poshtëm dhe ndërtimi do të vazhdoj deri në Kllokot. Ndërsa, rruga tjetër hyrëse dhe dalëse 3.2 kilometra nga tuneli deri tek penda e Livoçit të Epërm së shpejti do të filloj të ndërtohet dhe Gjilani do t’i përmbyllë investimet sa i përket hyrje daljeve”, tha Haziri.

E rëndësishme, sipas Hazirit, është barazia e investimeve në qytet dhe fshatra, në vlerë prej 2 milionë euro.

“Po e ndërtojmë infrastrukturën nëntokësore, trotuarin dhe rrugët në Zhegër dhe shumë shpejt do t’i përmbyllim investimet atje, ndërsa do të fillojmë me ndërtimin e palestrës sportive në vlerë prej 1.3 milionë euro. Do t’i përmbyllim punët në Dobërçan, Llashticë, Përlepnicë, Bresalc, e fshatra tjera, përderisa do të fillojmë ndërtimin e rrugës së Kumanovës”, u shpreh Haziri.

“Livoçin e Epërm, Livoçin e Poshtëm dhe Malishevën po i integrojmë në zonën urbane të qytetit”, shtoi ai.

Kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar vazhdimin e ndërtimit të kolektorëve të lumit “Mirusha”, ndërsa javën e ardhshme do të nis edhe ndërtimi i sheshit mbi shtratin e këtij lumi, për të vazhduar edhe me ndërtimin e shtratit të lumit “Stanishorka” me financim të qeverisë së Austrisë.

“Disiplina e ashpër buxhetore ka ndikuar që Gjilani të lidhë parneritete me SHBA-të e organizatat e fuqishme europiane, duke ndërtuar parkun e çerdhen në “Dardani”, hyrje-daljet, stadiumin etj. Ndërsa, Autostrada Gjilan-Prishtinë përfundimisht do të nis në gusht sepse kjo tashmë është ligj”, ka potencuar ai.

Kryetari Lutfi Haziri nuk la pa i përmendur edhe subvencionet e mëdha në sektorin e bujqësisë, duke thënë se me këtë kanë ndikuar në forcimin e familjes, sikurse edhe investimet milionëshe në arsim e shëndetësi.

“Megjithëse kemi vështirësi në realizimin e programeve tona për shkak se 28 punëtorë të Komunës janë të suspenduar pas aktakuzës së prokurorisë, ne do të vazhdojmë ta japim maksimumin me këto kapacitetet që i kemi dhe duke i rritur vazhdimisht”, ka deklaruar kryetari Haziri në debatin e sotëm publik me qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Siguri
Kalo në kategori