LAJMI I FUNDIT:

Haye: Isha mbi hënë

Haye: Isha mbi hënë

Fituesi i super duelit ndaj John Ruiz, David Haye, ka deklaruar pas meçit se paraqitja e tij ishte fantastike ndërsa falënderoi tifozët për përkrahjen në MEN Arena të Mançesterit.

“Isha mbi hënë, vërtetë jam i kënaqur me këtë që bëra – u ndjeva vërtetë i mprehtë”.

“Kishte shumë fansa këtu. Tifozeria ishte elektrike për mua. Më duket se ishin rreth 20 mijë vetë që thërrisnin emrin tim”.

“Me këso lloj performancash, unë i mbaj fansat prapa meje. Më pëlqeu gjithë kjo që ndodhi”, ka deklaruar Haye pas meçit. /Telegrafi/