LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Viktimat e dhunës të marrin mbrojtje e ushtruesit e saj dënimin e merituar

Haxhiu: Viktimat e dhunës të marrin mbrojtje e ushtruesit e saj dënimin e merituar

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë një diskutimi online me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës në familje, është njoftuar në lidhje me punën dhe sfidat e strehimoreve dhe shërbimeve që ofrojnë për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje.

Në një postim në Facebook, Haxhiu shkruan se ministria që ajo udhëheq do të angazhohet që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojtje.

“Ministria që unë udhëheq do të angazhohet në vazhdimësi bashkërisht me akterët tjerë relevantë që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojte dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë”, ka thënë Haxhiu.


Postimi i plotë i Haxhiut:

“Sot, kam zhvilluar një bashkëbisedim me përfaqësueset e strehimoreve dhe qendrave ditore që ofrojnë shërbimet për viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe fëmijët pa përkujdesje prindërore.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u njoftova për së afërmi me punën e strehimoreve dhe shërbimet e ofruara, sfidat e punës dhe problemet me të cilat ballafaqohen për çdo ditë.

Mekanizimi koordinues për mbrojtje nga dhuna në familje, ka qenë i fokusuar tek koordinimi ndërinstitucional me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë, tek krijimi i kushteve adekuate për strehimin e rasteve të reja të dhunës në familje në kohe pandemie, në një hapësirë alternative e cila mbulon kërkesat e rasteve të reja për strehim adekuat, dhe njëkohësisht nuk rrezikojmë rastet e strehuara tani në strehimore në nivel vendi t’i ekspozohen infektimit, si dhe njëkohësisht mbrohet edhe stafi i strehimoreve.

Ministria që unë udhëheq do të angazhohet në vazhdimësi bashkërisht me akterët tjerë relevant që kësaj kategorie t’i sigurohet strehim dhe mbrojte dhe që ushtruesit e dhunës të marrin dënimet e merituara në mënyrë që kjo situatë mos të përsëritet në shoqërinë tonë”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori