LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën, në të kundërtën do të ngriti padi si informatore e aktivitetit të ish-ushtarëve të UÇK-së

Haxhiu: Prokuroria ta intervistojë Kusari-Lilën, në të kundërtën do të ngriti padi si informatore e aktivitetit të ish-ushtarëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhi ka thënë se prokuroria duhet ta fton për intervistim shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Në një reagim të bërë në Facebook, ai thotë se Kusari – Lila duhet të intervistohet pasi bisedës që ka bërë me Slavko Simiç nga Lista Serbe, transmeton Telegrafi.

“I bëj ftesë Prokurorisë që të merret me këtë rast, ta ftoj në intervistim znj. Kusari që ta sqaroj këtë deklaratë dhe bashkëpunimin e saj me terroristin Radojçiq të BIA-s serbe”, thotë ai.


Deputeti Haxhiu ka pohuar se nëse Kusari – Lila nuk intervistohet, ai do të ngrit padi ndaj saj, si informatore e aktivitetit të ish ushtarëve të UÇK-së.

“Në të kundërtën, jam i detyruar të ngre padi kundër “zemlakes” së Radojçiqit si informatore e aktivitetit të ish- ushtarëve të UÇK-së në dëm të interesit shtetëror”, shton mes tjerash ai.

Ndryshe, ditë më parë në media u publikua një bisedë ndërmjet Kusari-Liles dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq. Biseda mes tyre thuhet të jetë realizuar para disa vitesh.

Biseda e publikuar ka nxitur reagime të shumta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Lajme
Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial, reagon Haxhiu

Kushtetuesja i jep dritën e gjelbër Ligjit për Këshillin Prokurorial, reagon Haxhiu

Drejtësi
Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Xhelal Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

Lajme
Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM-në

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ligjin për KPM-në

Lajme
Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Pasuria e Kurtit, jeton me qira në Prishtinë - banesa në Norvegji në emër të bashkëshortes

Lajme
Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Limaj deklarohet pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori