LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu akuzon Qeverinë Hoti për injorim të kërkesave të Shërbimit Korrektues

Haxhiu akuzon Qeverinë Hoti për injorim të kërkesave të Shërbimit Korrektues

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka akuzuar Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, se po injoron kërkesat e Shërbimit Korrektues të Kosovës në lidhje me përfshirjen e stafit të saj në pakon emergjente.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar se në kohën sa ishte ministre, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues, por me ardhjen e Hotit në pushtet një gjë e tillë nuk është duke ndodhur më dhe si e tillë është e papranueshme.

Postimi i plotë i Haxhiut:


“Në kohën sa drejtoja Ministrinë e Drejtësisë, i kemi kushtuar vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues të Kosovës, madje në planin legjislativ kemi paraprarë procedimin pa vonesë të ligjit të veçantë për SHKK, me qëllim të trajimit të dinjitetshëm të tij.

Duke pasur parasysh rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID 19 në institucionet korrektuese, jemi angazhuar shumë që virusi të mos prek të burgosurit dhe për këtë rol të veçantë kanë pasur stafi i SHKK që me punën e tyre e kanë mundësuar menaxhimin e këtij shërbimi dhe kanë mbrojtur jetën dhe shëndetin e të burgosurve. Aso kohe nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me virusin COVID – 19.

Duke pasur parasysh punën e palodhshme të SHKK, ne kemi përfshirë stafin korrektues në pakon emergjente. Tani, Qeveria aktuale po i injoron në trajtim dhe injorim i kërkesave të tyre është i papranueshëm. Për një shtet, shërbimi korrektues është shumë i rëndësishëm prandaj duhet trajtim i dinjitetshëm i tij.

Në kohën sa drejtoja Ministrinë e Drejtësisë, i kemi kushtuar vëmendje të veçantë Shërbimit Korrektues të Kosovës, madje në planin legjislativ kemi paraparë procedimin pa vonesë të ligjit të veçantë për SHKK, me qëllim të trajtimit të dinjitetshëm të tij.

Duke pasur parasysh rrezikun e përhapjes së pandemisë COVID 19 në institucionet korrektuese, jemi angazhuar shumë që virusi të mos prekë të burgosurit dhe për këtë rol të veçantë kanë pasur stafi i SHKK-së që me punën e tyre e kanë mundësuar menaxhimin e këtij shërbimi dhe kanë mbrojtur jetën dhe shëndetin e të burgosurve. Aso kohe nuk kemi pasur asnjë rast pozitiv me virusin COVID – 19.

Duke pasur parasysh punën e palodhshme të SHKK, ne kemi përfshirë stafin korrektues në pakon emergjente. Tani, Qeveria aktuale po shpërfill dhe po i injoron kërkesat e SHKK dhe kjo është e papranueshme.  Për një shtet, shërbimi korrektues është shumë i rëndësishëm prandaj duhet trajtim i dinjitetshëm i tij”, ka shkruar Haxhiu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori