LAJMI I FUNDIT:

Hasan Prishtina nderohet me “Urdhrin e Flamurit”

Hasan Prishtina nderohet me “Urdhrin e Flamurit”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka sqaruar se Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vendosur të ndajë mirënjohjen më të lartë shtetërore, urdhrin e Flamurit, për personalitetin e shquar kombëtar, Hasan Prishtina.

Sipas tij, presidenca ka vendosur që këtë mirënjohje, simbolikisht ta pranojë komuna e Prishtinës, këtë të premte, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

“Ne jemi të nderuar dhe njëkohësisht të lumtur që kjo mirënjohje e lartë që është ndarë për shumë pak njerëz, kësaj radhe po nderon një patriot gati të pashoq, si Hasan Prishtina”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/