LAJMI I FUNDIT:

Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën

Harta zyrtare e BE-së, Serbia pa Kosovën

Bashkimi Evropian tashmë, në hartën e saj zyrtare, e ka shkëputur Kosovën nga Serbia. Në ueb-faqen zyrtare të BE-së, ‘Europa.eu, figuron harta e Serbisë si shtet, pa Kosovën si pjesë përbërëse të saj.

Mediet serbe, me të zbuluar këtë informatë, kanë kontaktuar Ministrinë e Jashtme serbe, e këta të fundit kanë thënë se do të kërkojnë nga Brukseli sqarim zyrtar për këtë rast.

Në informatat e paraqitura në këtë ueb-faqe, BE saktëson se Serbia ka 77.474 kilometra katrorë, ndërkaq në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Serbisë shkruan 88.361 kilometra katrorë. Në të njëjtën kohë, edhe numri i banorëve të Serbisë është pa Kosovën.

Edhe pse Kosovën nuk e kanë njohur 5 nga 27 shtetet e BE-së (Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja), si duket kjo nuk i ka penguar hartuesit e faqes zyrtare të BE-së që Kosovën, në njëfarë mënyre, ta shpallin shtet në vete. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori