Pas padisë që Serbia i bëri kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafa, për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në Preshevë me rastin e 28 Nëntorit, ka reaguar ministrja në detyrë e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Në një shkrim në Facebook, Haradinaj është shprehur se Serbia po punon pa rreshtuar për ta ndalur secilën frymë shqiptare dhe secilin simbol me të cilin identifikohet populli shqiptar.
“Është veprim i paprecedent e i papranueshëm, shkelje flagrante e të drejtave themelore e njerëzore padia e ngritur nga Gjykata e Vranjës ndaj Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafa për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e këtij Këshilli, më 28 nëntor 2020”.
Kryediplomtja në detyrë ka thënë se Ragmi Mustafa po akuzohet nga një shtet që i ka ende dyert e përlyera me gjak nga luftërat që i shkaktoi vet në rajon kundër të gjitha etnive jo serbe.
“Si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës në vizitën në Preshevë, dhe në vazhdimësi kam kërkuar dënimin e kësaj politike shoviniste e raciste e cila është pengesë e patejkalueshme për ndërtimin e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Kosova si shtet i ri, me vlera pro-perëndimore e demokratike vazhdon të kujdeset për mbrojtjen e interesave të bashkëkombasve tanë kudo që jetojnë dhe në këtë drejtim ne do të përdorim të gjithë mekanizmat e mundshëm vendorë e ndërkombëtarë për ta sensibilizuar këtë shkelje flagrante nga shteti i Aleksandër Vuciqit, ish-zëdhënësit të regjimit famëkeq të Milosheviqit për të cilin vazhdon doktrina e shekullit të kaluar se “vetëm shqiptari i vdekur është i mirë”, ka thënë ajo.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës thekson se do të përshkallëzojë edhe më tutje veprimin diplomatik duke e denoncuar jo vetëm këtë rast, por të gjitha shkeljet ndaj të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi, në të gjitha instancat ndërkombëtare, duke përfshirë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, BE-në, OSBE-në, dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Tutje Haradinaj-Stublla ka njoftuar se ka nisur letra tek Ambasadorët e Quintit në Serbi, vendet aleate të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Organizatat Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
“Askush më, kurrë dhe në asnjë vend nuk do të mund ta pengojë, as me gjykata, as me topa e artileri, valëvitjen e lirë e krenare të flamurit kombëtar kuq e zi, tash edhe për krah flamurit të Kosovës, si dëshmi për Kosovën tonë të pavarur, të paprekshme në secilën pëllëmbë të saj, e me orientim të pastër Euro-Atlantik”, shkruan në fund, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Ngjarja në Tiranë: Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares, shkuan me dëshirë në banesë për të qëndruar me djemtë
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Komandanti i KFOR-it jep detaje nga nata kur ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc
Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Bedri Hamza: Vizioni ynë i ka rrënjët në punë, sonte filloi një kapitull shprese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles