LAJMI I FUNDIT:

Hapet ‘Kisha e parë e kanabisit’ (Foto)

Hapet ‘Kisha e parë e kanabisit’ (Foto)

Kisha e parë e kanabisit e gjendur në Indianapolis, Indiana, do të nisë shërbimin e saj në 1 korrik duke ju bashkuar një trendi të bazuar tek kjo bimë si ‘Ministria e Bashkuar e kanabisit’ apo ‘Kisha shëruese e Rhode Island’.

Themeluesi i saj William Levin tha për ABC News se është frymëzuar nga dashuria dhe dhembshuria për njerëzit në nisjen e këtij misioni. ‘Kisha e kanabisit’ ka tërhequr deri më tani plot 42 mijë ndjekës në Facebook dhe pret një pjesëmarrje masive në ceremoninë e hapjes.

Ndërkohë që kisha nuk ka asnjë autoritet ligjor që të rrisë, shesë, tregtojë apo dhurojë kanabis në shtetin e Indiana-s, pjesëmarrësit do të jenë të lirë të tymosin këtë bimë në ambjentet e saj, por nën mbikqyrje.


Motoja e tyre është ‘Kanabisi është hyjnor’.