Dieta e “kafjallit të madh” parasheh shujtën 15 minuta pasi që të zgjoheni, e cila do të “ndezë” metabolizmin me kombinimin e duhur të proteinave dhe karbohidrateve, me vetëm pak kufizime.
Kafjalli është shujta më e rëndësishme në ditë sepse siguron energjinë e nevojshme për pjesën tjetër të ditës, ndërsa mbështetësja e dietës së “kafjallit të madh” Daniela Jakubowicz në plotkuptimin e fjalës mbështet thënien “Ha kafjallin si mbret, drekën si princ, ndërsa darkën si i varfër”.
Në librin e vet“Dieta e kafjallit të madh”, Jakubowicz pohon që kafjalli prej 600 deri 850 kalori para orës 9 të mëngjesit do të veprojë si aleat i metabolizmit dhe në mënyrë drastike do të nxisë dobësimin dhe balancojë hormone dhe djegë shtresat yndyrore, shkruan WebMD.
“Kafjalli i bollshëm do të ndezë metabolizmin por kyç është që kafjalli të jetë i pasur me proteina dhe fibra. Nëse i përmbaheni të gjithë rregullave të dietës, në 30 ditë mund të dobësoheni edhe deri në 10 kilogramë dhe njëkohësisht mund të hani akullore, picë dhe ushqime, të cila nuk i lejojnë dietat e tjera”, – thotë Jakubowicz.
Te versionet më të rrepta të “kafjallit të madh” për kafjall konsumohen rreth 600 kalori, ndërsa për drekë dhe darkë deri në 300 kalori, por ekzistojnë edhe versione më pak të kufizuara të dietës.
Kafjalli është e rëndësishme të hahet 15 minuta pasi që zgjoheni, transmeton Koha.net. Madje edhe ata që nuk ndiejnë uri në mëngjes pas dy javësh do të mësohen dhe do të zgjohen të uritur –thekson Jakubowicz.
Çka mund të hahet
Çdo ditë fillohet me një kafjall të pasur dhe ndarjen e të paktën gjysmë orë për ta shijuar. Shembulli i kafjallit të cilin e thekson autorja përbëhet nga omleti me tre të bardhë të vezëve, 50 gramë djathë, 50 gramë proshutë, perime, një muffin me djathë, corn flakes me 200 ml qumësht, smoothie me dredhëza dhe ëmbëlsirë çokollate.
Nga dita në ditë kafjalli duhet të përbëhet nga shtatë porcione proteina në mes të cilave dy porcione janë me produkte qumështi, dy me karbohidrate, dy me yndyra dhe një porcion me desert të ëmbël.
Dreka përbëhet nga tri porcione proteina, tri porcione perime me pak kalori, dy porcione me perime me niseshte dhe një porcion me pemë. Darka përbehet nga tri porcione proteina, dy porcione perime me niseshte dhe dy porcione pemë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe