Personat të cilët hanë mëngjes janë më të mbrojtur nga ftohja dhe gripi, thonë ekspertët.
Mëngjesi në fakt është një vakt shumë i rëndësishëm për të pasur një jetë të shëndetshme, pasi na ofron përbërësit e nevojshëm dhe na jep energjinë e duhur për ta filluar mbarë ditën.
Por, edhe pse ne këshillohemi vazhdimisht ta fillojmë ditën duke ngrënë mëngjes, shumica prej nesh e shmangim atë për shkak se shpejtojmë për në punë, ose për arsye të tjera që sjell jeta moderne.
Studiuesit britanikë nga Universtiteti i Cardiff sugjerojnë se shmangia e mëngjes nuk është një gjest trimëror, veçanërisht jo gjatë sezonit të gripit.
Një studim, i realizuar kohë më parë, kishte përfshirë afro 200 persona të cilët çdo ditë për 10 javë kishin shënuar shprehitë e tyre ushqimore.
Personat po ashtu kanë shënuar se sa herë janë sëmurë dhe nëse kanë pasur grip gjatë 12 muajve ose nëse kanë pasur ndonjë shqetësim tjetër.
Rezultatet kanë treguar se personat që kanë shmangur mëngjesin kishin qenë dyfish më të prirë për t’u sëmurë nga gripi.
Autorët e studimit mendojnë se ushqyerja e shëndetshme, përfshirë edhe konsumimin e mëngjesit, është e nevojshme që organizmi të krijojë numër të mjaftueshëm të qelizave mbrojtëse, të cilat forcojnë imunitetin.
Po ashtu, personat të cilët shmangin mëngjesin janë njerëz që jetojnë nën stres, dhe kanë edhe shprehi të tjera jo të shëndetshme, të cilat kontribuojnë edhe më shumë në prirjen për t’u prekur nga gripi dhe ftohja. /Mjeku.Net/ Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh