Ministri i Financave, Bedri Hamza ka prezantuar programin për reforma ekonomike 2018-2020, ku tha se ky program është një mjet përmes të cilit Komisioni Evropian monitoron përformanncën e Kosovës si kandidatë potencial me transformimin e ekonomisë dhe arritjen e standardeve të tregut evropian.
Hamza në një konferencë për media, ka thënë se ky program ofron mundësi për të drejtuar punën e institucioneve drejt ndryshimeve të thella strukturore përmes veprimeve të matshme.
Ai ka shtuar se në krahasim me vitin e kaluar analizat makro-ekonomike tregojnë se mundësit e veprimit janë më të mëdha dhe se parasheh rritje ekonomike mbi 4 për qind.
Ndërsa, udhëheqësi i sektorit politik nga zyra e Bashkimit Evropianë në Kosovë, Riccardo Serri, tha se BE-ja nuk angazhohet në çdo vend por angazhohet vetëm në vendet që janë pjesë e procesit të zgjerimit.
Ai theksoi se ky proces është një proces që ndihmon Kosovën në dizajnin politikat ekonomike dhe sociale më të përshtatshme, më të besueshme dhe më të përballueshme për implementimin e reformave.
“Pra, siç e dini drafti i parë i këtij dokumenti është duke u shqyrtuar nga Komisioni Evropian. Shtetet tona anëtare kanë mundësinë që në një farë mënyre të përfshihen dhe kështu ata kanë dhënë disa komente. Në kontekstin e konsultimit, i cili është i hapur tani, gjatë muajit të ardhshëm do të kalojmë në vlerësimit e mëtejshëm të dokumentit përfundimtar”, tha Serri.
Kurse, drejtori i Departamentit për Politika Makroekonomike në prezantimin e kornizës makro fiskale, Behgjet Haliti, tha se ekonomia e Kosovës është ekonomi e ndërvarur nga importet dhe duke pas parasysh se valuta është euro, ndikimet në glob janë të rëndësishme edhe për vendin tonë.
“Ne kemi kalkuluar se rritja ekonomike vitin aktual do të sillet për 4.1 %. Parashikimet e Qeverisë në programin ekonomik për 2017-të kanë qenë më ambicioze se sa ato që dalin këtë vit. Nisur nga fakti se janë parashikuar se do të ketë një dinamikë të përshpejtuar të investimeve kapitale, sidomos investimeve që burimin e kanë pasur të klauzola dhe shfrytëzimi i fondeve nga procesi i privatizimit. Me vetë faktin që disa prej tyre nuk kanë ndodhur, atëherë kjo rritje është kompensuar me një përshpejtim eksportit të mallrave dhe shërbime dhe me një mbështetje të fuqishme që ka ardhur nga kreditimi i vazhdueshëm me një kosto të ulët“, tha Haliti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!