Bankat kanë ende hapësirë për të rritur efiçiencën dhe për të ulur normën e interesit për kredi. Në dy vjetët e fundit ka pasur rënie drastike të normave, për rreth katër pika të përqindjes. Deri në fund të vitit, mesatarja e normave të interesit pritet të jetë njëshifrore. Kështu ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”.
Hamza ka thënë se ka shumë punë për t’u bërë, në mënyrë që të eliminohen disa faktorë që ndikojnë në rritjen e percepcionit për riskun. Në ngritjen e percepcionit për riskun me rastin e lëshimit të kredive, sipas tij, ndikojnë: vonesat e gjykimit të rasteve në sistemin gjyqësor, problemi me kolateral-pronat, dhe problemi me shitjen e hipotekave nga ana e bankave. Ndërkohë që, sipas tij, në këtë nivel të kamatave kanë pjesë të fajit edhe bizneset, pasi një pjesë e tyre nuk tregojnë pasqyrat e vërteta financiare.
“Nëse kreditë në një ndërmarrje nuk përdoren për investime që gjenerojnë të ardhura, të cilat i mundësojnë ndërmarrjes me kthy kredinë, me pagu këstin dhe me gjeneru të ardhura, por ato mjete shkojnë në rritjen e luksit brenda bizneseve, unë them se biznese të tilla kanë me pasë vështirësi në kthimin e kredive… Nëse kreditë përdoren për luks të tepruar brenda bizneseve, atëherë ai është shpenzim që e ngarkon afarizmin e ndërmarrjeve”, ka thënë guvernatori Hamza. /Koha Ditore/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDacia Duster i ri, për ne, për njerëz të vërtetë
Uniforma Ushtarake: Simbol i Shtetësisë dhe Dinjitetit Kombëtar
GLADIATOR II vjen në CINESTAR me 13 nëntor në natën CINEPREMIERE
Shtrenjtohen biletat e fluturimeve mbi 10 për qind në Kosovë
“Vala” ngrit çmimet e pakove për shërbime të zërit dhe internetit
Hapet pika më e re e ATC Petrol në Fushë Kosovë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh