LAJMI I FUNDIT:

Hamburg fiton ndaj Anderlecht

Hamburg fiton ndaj Anderlecht

Hamburgu ka shënuar fitore prej 3-1 përballë Anderlechtit në takimin e zhvilluar në HSH Nordbank Arena.

Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, me anë të Joris Mathijsen (23’) dhe Ruud Van Nistelrooy (40’), ndërsa në minutat shtesë të gjysmës së parë (45’+1), Jonathan Legear realizoi për mysafirët.

Në pjesën e dytë, gjermanët shënuan edhe njëherë me anë të David Jarolim (76’), dhe kjo epërsi prej dy golash është mjaft e favorshme para ndeshjes së kthimit që do ta luajnë si mysafirë. /Telegrafi/