LAJMI I FUNDIT:

Guti: Reali nuk duhet të luajë lojë individuale

Guti: Reali nuk duhet të luajë lojë individuale

Guti ka kritikuar mungesën e lojës ekipore të Real Madridit pas eliminimit të mbrëmshëm nga Liga e Kampionëve nga Lyoni.

Mesfushori spanjoll ka refuzuar të gjejë arsyetime për humbjen nga ekipi francez dhe thotë se zgjidhja është loja ekipore.

“Ishte turp. Ne nuk mund të arsyetohemi. Është treguar në ndeshje të mëdha se ne nuk i vrasim ekipet kundërshtare. Zgjidhja është të jemi më shumë si ekip në vend se të jemi shumë individualistë. Tash vetëm duhet të mendojmë për ligën, që është ajo që na ka mbetur”, ka thënë Guti./Telegrafi/