LAJMI I FUNDIT:

Gruaja që lindi në aeroplan: Ja si kishte ndodhur ngjarja!

Gruaja që lindi në aeroplan: Ja si kishte ndodhur ngjarja!

Një grua në një fluturim për Tokio nga Kanadaja lindi në aeroplan pa e ditur se ishte shtatzënë. Ada Guan, një 23 vjeçare ishte në një fluturim ajror për në Kanada kur ajo filloj të përjetonte dhimbje barku.

Ekuipazhi i aeroplanit kishin një mjek i cili ishte në aeroplan, ku pas kontrollit të saj zbuloi se ajo ishte shtatzënë.

Ajo ishte me të dashurin e saj Wesley Dega.

”Kjo ka ndodhur krejt papritur”, tha Dega.


Nëna e Degës, Sanda tha se ajo mori një surprizë në ditën e nënës sepse ajo sapo ishte bërë gjyshe.

Gruan dhe të porsalindurën Chloe, e dërguan në një spital pas mbërritjes në Tokio dhe që të dyja janë të shëndetshme.

Mjekët kanë thënë se Ada Guan ishte në javën e 37-të kur ajo kishte lindur.

Pavarësisht se ajo ka lindur në hapësirën ajrore ruse, zyrtarët thanë se ajo do të jetë qytetare kanadeze sepse ajo është lindur nga prindër kanadezë. /klankosova/