LAJMI I FUNDIT:

Gruaja me mishrat e nxirë të dhëmbëve, diagnostikohet me kancer të lëkurës

Gruaja me mishrat e nxirë të dhëmbëve, diagnostikohet me kancer të lëkurës

Kur ngjyra e mishit iu bë e zezë, një grua koreane mendoi se shkaktar ishte prishja e dhëmbëve. Mirëpo kontrolli tek dentisti, tregoi se gruaja 60-vjeçare ka dhëmbë të shëndoshë.

Në fakt, ajo vuan nga një formë e rrallë dhe vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Gruaja nga Koreja e Jugut, që nuk pi alkool, duhan apo drogë, kishte vërejtur ndryshimin e lëkurës për dy muaj, që e kishte shtyrë deri tek kontrolli te mjeku.

Rasti është përshkruar në “New England Journal of Medicine” si “pigmentim i zi, që paralajmëroi shfaqjen e qelizave kancerogjene në trup”.


Malignant melanoma, sëmundja nga e cila vuan gruaja, asnjëherë më parë nuk është paraqitur në pjesë të gojës – shkruan në këtë raport. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori