LAJMI I FUNDIT:

Grinden për pikturat, i vë zjarrin shtëpisë

Grinden për pikturat, i vë zjarrin shtëpisë

Konflikti mes dy vëllezërve në Tiranë për pak ka përfunduar në tragjedi, pasi njeri prej tyre, 33-vjeçari Everest Ymeri me profesion piktor, i ka vënë zjarrin shtëpisë dhe madje ka kërcënuar se do të hidhte në erë të gjithë ndërtesën.

Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje, ka bërë shoqërimin e 33-vjeçarit, i cili ka bërë rezistence madje duke thyer edhe xhamat e mjetit të policisë. Ndërkohë, zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë flakët, të cilat kanë djegur plotësisht katin e dytë të ndërtesës.

Sipas policisë, grindja mes dy vëllezërve ka nisur për shkak të pikturave. 33-vjeçari e akuzonte të vëllanë se i kishte djegur një pjesë të tyre dhe ky ka qenë shkaku i konfliktit. Ndaj 33-vjeçarit ka nisur procedimi penal për kundërshtim me dhunë të punonjësve të rendit dhe shkatërrim të pronës me zjarr./Telegrafi/