LAJMI I FUNDIT:

Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu-Krasniqi përfundojnë shërbimin si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu-Krasniqi përfundojnë shërbimin si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Gresa Caka-Nimani dhe Selvete Gërxhaliu-Krasniqi pas skadimit të mandatit nëntëvjeçar, kanë përfunduar shërbimin si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Kryetarja në largim e Kushtetueses, Caka-Nimani ishte dekretuar si gjyqtare në Kushtetuese më 30 dhjetor 2015.

“Pas skadimit të mandatit nëntë (9) vjeçar, më 30 dhjetor 2024, Kryetarja znj. Gresa Caka-Nimani, ka përfunduar shërbimin e saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kryetarja Caka-Nimani është dekretuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015. Më 17 maj 2021, është zgjedhur, ndërsa më 5 qershor 2024, është rizgjedhur, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.


Aty thuhet se gjatë mandatit të saj, kryetarja Caka-Nimani ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, më 19 dhjetor 2024, me një ceremoni solemne, është bërë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ndërmjet kryetares në largim Gresa Caka-Nimani dhe kryetarit të zgjedhur, Nexhmi Rexhepi.

Kurse, Selvete Gërxhaliu-Krasniqi, po ashtu u vlerësua për kontributin në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike.

“Pas skadimit të mandatit nëntë (9) vjeçar, më 30 dhjetor 2024, gjyqtarja Selvete Gërxhaliu – Krasniqi, ka përfunduar shërbimin e saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjatë mandatit të saj, gjyqtarja Gërxhaliu – Krasniqi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e Kushtetutës dhe vlerave demokratike të Republikës së Kosovës”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Në fund, thuhet se kryetari, gjyqtarët dhe stafi i Gjykatës Kushtetuese, shprehin mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre dhe iu urojnë suksese në angazhimet e tyre të ardhshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori