Greqia i pagoi dje borxhet BQE-së dhe FMN-së, një shumë prej rreth gjashtë miliardë euro duke rihapur gjithashtu bankat me shërbime ende të limituara pas tre javësh të mbyllura dhe duke rritur TVSH-në ashtu si e kërkuan kreditorët.
Në sajë të 7,16 miliardë eurove të zhbllokuara menjëherë nga BE-ja, Greqia i ka paguar dy këstet e prapambetura Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 30 qershor dhe 13 korrik, për një total prej dy miliardë eurosh. Këto rimbursime, konfirmuar nga institucioni, i mundësojnë Greqisë të dalë nga një situatë e dështimit të pagesave ndërkohë që po negociohet për një plan të tretë ndihme.
Ajo i ka paguar gjithashtu Bankës Qendrore Evropiane (BQE) 4,2 miliardë euro, principal dhe interesa, sipas një burimi të afërt të Ministrisë greke të Financave, si dhe një kredi Bankës së Greqisë prej 500 milionë eurosh.
Gjithashtu, të gjitha bankat në vend janë rihapur dhe klientët kanë qenë të shumtë në numër.
Edhe pse shërbimet e ofruara mbeten të limituara, me një kontroll të kapitaleve, qetësia e disa klientëve përballë këtij normalizimi është manifestuar.
“Është mirà «. Stresi u zhduk. Duhet tashmë të ecim përpara të gjithë së bashku, si një vend”, theksoi Yiorgos Doxakidis duke falënderuar francezët, italianët, por gjithashtu dhe gjermanët për marrëveshjen e arritur në kuadër të një plani të tretë ndihme. /AFP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
Shumë klientë po dalin fitues dita ditës nga fushata e fundit e Auto Mita-s
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp