Ministri i Brendshëm grek, Nikos Vutsis deklaroi të dielën se Greqia nuk kishte para për të paguar FMN-në në muajin qershor, një rrezik i shfaqur disa herë së fundi nga zyrtarët grekë në kuadër të negociatave me kreditorët e vendit.
”Greqia nuk mund të shlyejë këstin e radhës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që është parashikuar për më 5 qershor, për shkak se nuk ka para gjendje”, ministri i Brendshëm grek, Nikos Vutsis për një televizion grek.
“Rimbursimet e FMN-së në muajin qershor janë 1,6 miliardë euro, ato nuk do të bëhen dhe për më tepër nuk ka para për t’i bërë këto rimburime”, deklaroi Nikos Vutsis për stacionin televiziv ”Mega Channel”.
Të premten duke nënvizuar problemin e madh të likuiditeteve që po kalon vendi, zëdhënësi kryesor i Ciprasit kishte deklaruar se ”qeveria greke kishte qëllim të realizonte të gjitha detyrimet e saj, me prioritet obligacionet e brendshme para atyre kundrejt kreditorëve. Ai ka si qëllim të përmbushë të gjitha kërkesat, gjë që e ka treguar me përpjekjet e shumta dhe në kushte shumë të vështira të vendit kohët e fundit.
Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis kishte deklaruar më herët se Greqia kishte punuar fort për të përmbushur detyrimet e saj për një marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtarë, duke ua kaluar stafetën këtyre institucioneve për të përmbushur kushtet reciproke për nënshkrimin e një marrëveshjeje të përbashkët për zhbllokimin e ndihmës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania