Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis tha se shpreson në arritjen e një marrëveshje me kreditorët ndërkombëtarë javën e ardhshme.
Ndërsa gjatë së hënës, mes frikës në rritje se vendi është në prag të falimentimit dhe do t’i duhet të paguajë këstin e radhës prej 1.5 miliardë eurosh, në datën 5 qershor ndaj FMN-së, zëdhënësi i qeverise greke ka bërë të ditur, se Athina do të paguajë pagat e sektorit publik dhe pensionet për këtë muaj.
Varoufakis tha për një televizion grek se marrëveshja me kreditorët është shumë afër dhe mohoi se vendi mund të largohet nga zona euro. “Një tjetër monedhë nuk është në radarin tonë”, tha ministri grek, ndërsa shtoi se do të refuzojë çdo kompromis që ai e konsideron jopraktik.
“Unë ju siguroj se nëse ne do të përballemi me dilemën për të paguar një kreditor që refuzon të nënshkruaj marrëveshjen dhe në anën tjetër me një pensionist, ne do të paguajmë pensionistin. Unë shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i paguajmë të dy”, shtoi Varoufakis.
Qeveria greke, BE-ja dhe FMN-ja kanë mbyllur negociatat mbi reformat ekonomike, ndërsa Athinës i është bërë e qartë se fondi prej 7.2 miliardë eurosh nuk do të lëvrohet deri në zbatimin e reformave. Reforma e pensioneve, liberalizimi i tregut të punës dhe ripunësimi i rreth 4 mijë ish-nëpunësve civilë, janë çështje që mbeten ende për t’u zgjidhur.
Më herët, gjatë muajit, vendi ballkanas filloi transferimin e 750 milionë eurove në interesa për borxhet e marra ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, një ditë përpara skadimit të afatit.
Të enjten Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras do të marrë pjesë në “Samitin e Partneritetit Lindor” të BE-së në Riga, ku pritet që çështja e Greqisë të jetë një nga temat kryesore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania