LAJMI I FUNDIT:

Greqia në kaos: Populli mësyn bankat, zbrazen bankomatët (Foto)

Greqia në kaos: Populli mësyn bankat, zbrazen bankomatët (Foto)

Pas vendimit të kryeministrit grek, Alexis Tsipras, për të çuar në referendum popullor paketën e propozuar nga kreditorët ndërkombëtarë, vendi po shkon drejt kaosit.

Qytetarë të shumtë janë dyndur drejt bankave për të tërhequr kursimet e tyre, meqë janë të vetëdijshëm që referendumi i 5 korrikut është praktikisht falimentimi i Greqisë, sepse në mënyrë masive pritet të ketë një votë kundër masave shtrënguese që ka propozuar BE dhe FMN. Refuzimi i kësaj pakete sjell falimentimin e Greqisë.

Fotot që shihni flasin më shumë se çdo fjalë tjetër. Në çdo qytet të Greqisë është mbajtur radhë nëpër bankomate, aq sa shumë prej tyre janë zbrazur nga paratë. Kjo ka detyruar shumë qytetarë të rendin në kërkim të bankomatëve të mbushur, por ishte pothuajse e pamundur të gjeje të tillë.


Kryeministri Tsipras nuk arriti një marrëveshje me kreditorët, prandaj kërkon që gjithë barrën t’ia shkarkojë qytetarëve duke i ftuar ata në referendum popullor. Shumë emigrantë shqiptarë janë gjithashtu të frikësuar dhe kanë nisur që kursimet e tyre t’i transferojnë në Shqipëri, por sërish hasin në kufizime dhe pengesa nga bankat (shikojini fotot: KËTU).

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Kalo në kategori