Në Kosovë, pavarësisht kualifikimeve arsimore dhe përvojës së punës, gratë paguhen më pak sesa kolegët e tyre meshkuj, sidomos në sektorin privat, edhe pse kanë të njëjtën pozitë, thonë qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Sipas tyre, ende paraqiten paragjykimet e shoqërisë se një femër nuk mund të jetë e suksesshme sa një mashkull, edhe pse mund të ketë kualifikim arsimor më të lartë.
Behija nga Prishtina ka përfunduar Fakultetin Juridik, dhe punon në një kompani private. Ajo pranon se në kompaninë ku punon, ka dallime gjinore në paga mujore ose vjetore.
“Unë dhe një koleg -mashkull punojnë punën e njëjtë dhe punojnë në të njëjtën zyre. Por, për çudi kam pagë më të ulët sesa ai”, thotë Behija.
Përveç se gratë paguhen më pak, atyre u shkelen të drejtat edhe nga mekanizmat tjerë, pohojnë përfaqësuese të organizatave joqeveritare.
Arjeta Rexhaj, drejtoreshë e Qendrës për Trajnime dhe Studime Gjinore, thotë për Radion Evropa e Lirë, se numri i ulët i grave të punësuara, ka bërë që ato të paguhen më pak për të njëjtën pozitë dhe orar të punës.
“Niveli i ulët i papunësisë së grave dhe femrave është i dukshëm, për shkak se që nga përfundimi i luftës, krejt shoqëria civile jemi mbledhur, kemi dhënë rekomandime se duhet të krijohen mundësi dhe hapësira për punësim të grave. Kur kemi më pak gra të punësuara, kemi më pak paga te gratë”.
“Ose burrat bëjnë dy tri lloje pune, të cilat grave nuk iu mundësohen për shkak të përfundimit të shpejtë të orarit të punës dhe vazhdimit të punëve në shtëpi dhe marrjes së punëve pa pagesë, që janë punët e shtëpisë”, thotë Rexhaj.
Ajo rikujton se sa i përket barazisë gjinore, Republika e Kosovës ka miratuar disa ligje, ka nënshkruar detyrime ndërkombëtare, të cilat garantojnë barazinë ndërmjet burrit dhe gruas dhe kundër diskriminimit gjinor.
Por, këto janë të parëndësishme karshi realitetit në praktikë.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, thuhet se vetëm 23 për qind e grave në Kosovë punojnë, ndërsa meshkujt punojnë më shumë se 75 për qind e tyre.
Në anën tjetër, udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës theksojnë se me ligjet në fuqi, pagat janë të njëjta dhe kjo respektohet në sektorin publik.
Hasan Abazi, nënkryetar në këtë sindikatë, për Radion Evropa e Lirë thotë se kjo mund të ndodhë në sektorin privat, sektor ky që shumë herë është kritikuar sa i përket respektimit të të drejtave të punëtorëve.
“Është e mundshme në sektorin privat, për shkak se gratë (nënat) kujdesën më shumë për fëmijë dhe kërkojnë më tepër pushim, dhe kështu mund të dalë një konkludim se ato e kanë një pagë më të ulët sesa meshkujt. Kjo është sipas mendimit tonë, sepse nuk kemi një diferencë të theksuar të pagës ndërmjet meshkujve dhe femrave”, shprehet Abazi.
Sidoqoftë, problemi i diskriminimit në vendin e punës nuk është thjesht një dukuri, me të cilën preokupohen vetëm gratë në Kosovë.
Organizata Ndërkombëtare e Punës në Kombet e Bashkuara, më herët ka bërë me dije se gratë, në shumë shtete në botë, të cilat janë më mirë të arsimuara dhe me më shumë përvojë sesa kolegët e tyre meshkuj, vazhdojnë të paguhen më pak. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija e prefektë për Ramazan

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe