LAJMI I FUNDIT:

Grafite me emrin e Glauk Konjufcës “të parin” në listën e LVV, Vjosa Osmanit “X”

Grafite me emrin e Glauk Konjufcës “të parin” në listën e LVV, Vjosa Osmanit “X”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar formularët me listën e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike, ku nuk janë përfshirë kandidatët e pacertifikuar.

Kjo do të thotë se përfundimisht listës së Lëvizjes Vetëvendosje nuk do t’i prijë lideri i saj Albin Kurti, dhe në formularin e miratuar nga KQZ nuk figuron numri 1.

Kjo ka bërë që formulari me listën e kandidatëve të LVV të fillojë nga numri 2, të cilin e bart Vjosa Osmani nga iniciativa “Guxo”.


Kjo mbase ka bërë që sot në kryeqytet të shfaqen grafite me Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1, nën emrin e Vjosës (Osmanit) të cilit i është vendos X.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të ftojë qytetarët që të votojnë Kurtin, duke thënë se kjo është e drejtë e votuesve nëse ata duan të bëjnë këtë dhe se një veprim i tillë nuk e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje.