LAJMI I FUNDIT:

Google prezanton Nexus S 4G

Google prezanton Nexus S 4G

Google së fundmi ka paralajmëruar modelin e telefonit Google Nexus S 4G për rrjetin e operatori amerikan Sprint, i cili është krijuar në bashkëpunim me kompaninë Samsung.

Modeli i ri i telefonit të Google është i pajisur me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç, procesorin 1GHz Hummingbird, kamerën frontale, mundësitë e pagesave me teknologjinë NFC si dhe 16GB memorie të brendshme.

Së fundmi, ju keni pasur rastin të shihni modelin Nexus S nga Google, i cili ka qenë telefoni i parë mobil Android i cili bazohej në sistemin operativ Android 2.3, Gingerbread.

Mirëpo, tani e njëjta kompani po prezanton modelin e freskuar të Nexus S, atë me lidhjen 4G, i cili do të jetë së shpejti në dyqanet e operatorit Sprint.


Nexus S 4G do të jetë pjesë e linjës Nexus, të cilat ofrojnë përvojë të integruar të Google, ndërsa i njëjti do të ofrojë versionin e fundit Android, dhe aplikacionet më të mira mobile që ofron Google në këtë platformë. / Telegrafi /