Google prezanton harta të reja me definicion të lartë – del në treg edhe ridizajnimi i Android Auto

Google prezantoi një version të ri HD të shërbimit të saj Maps për makinat me sistemin operativ Android Automotive. Hartat e reja HD do të ofrojnë shenja më të detajuara rrugore, lokalizim e vijës së korsisë, barrierave dhe shenjave rrugore. Funksioni do të debutojë në modelet Volvo EX90 dhe Polestar 3 dhe do të përfitojë nga sensorët e lidarit, radarit dhe kamerave në vetura për të siguruar një përvojë më të sigurt drejtimi.
Demoja e hartave HD të Volvo-s tregon se përdoruesit do të marrin një model të detajuar të automjetit të tyre në ekran, i cili imiton të gjitha veprimet e ndërmarra nga shoferi. Hartat HD do të jenë në dispozicion vetëm në veturat që përdorin Shërbimet Automobilistike të Google.
Hartat HD do të funksionojnë gjithashtu së bashku me veçorinë Pilot Assist të Volvo-s dhe platformat e ardhshme të drejtimit autonome nga prodhues të tjerë makinash për të siguruar përvojën më të mirë të drejtimit në veturat e asistuara dhe autonome. Automjetet Volvo dhe Polestar përfitojnë gjithashtu veçori të kontrollit në distancë nëpërmjet pajisjeve shtëpiake inteligjente të Google, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Përdoruesit do të mund të kërkojnë nga Google Assistant të ngrohë makinat e tyre, të kontrollojë përqindjen e baterisë dhe të gjitha llojet e veçorive të tjera të dobishme. Funksioni i kontrollit në distancë do të debutojë në SHBA dhe do të vijë në tregje të tjera më vonë këtë vit. Google gjithashtu njoftoi se aplikacioni i ri Waze për Android Automotive është tashmë në dispozicion tek veturat Renault Austral Hybrid dhe Megane E-Tech.
Në lajmet lidhur me këtë, Google njoftoi se pamja e saj e ridizajnuar me ekran të ndarë të Android Auto po shpërndahet zyrtarisht për përdoruesit. Pamja e re e Android Auto ishte e kufizuar më parë tek testuesit beta që nga nëntori.
Ndërfaqja e re e “Android Auto UI” u jep përparësi aplikacioneve me ekran të ndarë për navigimin dhe riprodhimin e përmbajtjes, në mënyrë që të mos keni nevojë të kaloni vazhdimisht ndërmjet aplikacioneve gjatë drejtimit të automjetit.
Disa makina do të mbështesin deri në tre panele aplikacionesh në të njëjtën kohë, ndërsa të tjerat do të marrin vetëm dy aplikacione krah për krah. “Google Assistant”, njoftimet dhe biblioteka e aplikacioneve tuaja do të jenë lehtësisht të qasshme në dok. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe pse është pronar i një prej markave më prestigjioze të super veturave sportive, vozit një Toyota Yaris

Dacia Duster gati për sfida serioze në terrene të vështira, sjell versionin e modifikuar Extreme Offroad Redust!

A është zgjidhur problemi më i madh dimëror i veturave elektrike?

Edhe pse është pronar i një prej markave më prestigjioze të super veturave sportive, vozit një Toyota Yaris

Dacia Duster gati për sfida serioze në terrene të vështira, sjell versionin e modifikuar Extreme Offroad Redust!

Modeli i ri Audi A6 gati për prezantim

A është zgjidhur problemi më i madh dimëror i veturave elektrike?

Shitjet e Tesla vazhdojnë të bien në të gjithë Evropën, pavarësisht nga lansimi i Model Y Juniper

Çifti britanik arrin që veturën ta shndërrojë një “shtëpizë kampingu”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten