LAJMI I FUNDIT:

Google është një hap më afër ndërtimit të modelit të tij të AI-s me 1,000 gjuhë

Google është një hap më afër ndërtimit të modelit të tij të AI-s me 1,000 gjuhë

Derisa flitet që Google do të prezantojë 20 produkte të mundësuar nga inteligjenca artificiale gjatë ngjarjes së saj vjetore I/O këtë vit, kompania po avancon drejt qëllimit të saj për të ndërtuar një model të gjuhës AI që mbështet 1,000 gjuhë të ndryshme.

Në një përditësim të postuar të hënën, Google ndau më shumë informacion rreth Modelit Universal të të Folurit (USM), një sistem që Google e përshkruan si një “hap të parë kritik” në realizimin e qëllimeve të tij, transmeton Telegrafi.

Nëntorin e kaluar, kompania njoftoi planet e saj për të krijuar një model gjuhësor që mbështet 1,000 nga gjuhët më të folura në botë, duke zbuluar gjithashtu modelin e saj USM. Google e përshkruan USM-n si “një familje të modeleve të të folurit më të avancuar” me 2 miliardë parametra të trajnuar në 12 milionë orë të folur dhe 28 miliardë fjali në mbi 300 gjuhë.


USM, të cilin YouTube tashmë e përdor për të gjeneruar titrat e mbyllur, mbështet gjithashtu Njohjen Automatike të të Folurit (ASR).

Kjo detekton dhe përkthen automatikisht gjuhët, duke përfshirë anglisht, mandarin e shumë të tjera.

Tani për tani, Google thotë se USM mbështet mbi 100 gjuhë dhe do të shërbejë si “themeli” për të ndërtuar një sistem edhe më të shtrirë. Meta po punon për një mjet të ngjashëm përkthimi të AI-s që është ende në fazat e hershme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Polonia do t’i transferojë Ukrainës 5000 terminale të tjera Starlink

Teknologji
Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Xiaomi 15 Ultra prezantohet zyrtarisht, zbulohen veçoritë e kamerës

Teknologji
Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Estonia është vendi i parë në botë që nxënësit do të mësojnë me inteligjencën artificiale

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Kalo në kategori