LAJMI I FUNDIT:

“Goldman Sachs” paralajmëron rritje të normave të interesit

“Goldman Sachs” paralajmëron rritje të normave të interesit

“Paundi britanik do të forcohet ndjeshëm kundrejt dollarit amerikan, pasi ndërhyrja e bankës së Anglisë për shtrëngimin e politikave monetare do të vijë më shpejt se pritshmëritë e tregjeve”- ky është parashikimi i radhës që vjen nga ekspertët e Goldman Sachs.

Që prej përmbysjes së projeksioneve paraprake për ndërhyrjen e BOE-s, paundi britanik ka humbur më shumë se 3% të vlerës kundrejt monedhës së gjelbër. Tashmë tregjet e projektojnë ndërhyrjen e Bankës Qendrore diku rreth fundit të vitit të ardhshëm.

Por, ekspertët e Goldman Sachs theksojnë se, me shumë gjasa normat e interesit do të rriten brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Ata paralajmërojnë gjithashtu se, tregjet po e nënvlerësojnë më shumë seç duhet një rrezik të tillë. Edhe të dhënat më të fundit makroekonomike e konfirmojnë një pritshmëri të tillë.


Norma e papunësisë në vend ka zbritur pranë nivelit më të ulët që prej vitit 2008, ndërkohë që rritja e pagave fiksohet në hapin më të shpejtë të 6 viteve të fundit. Banka e Anglisë dhe Rezerva Federale gjatë muajve të fundit janë vendosur në fokus të tregjeve për shkak të angazhimit të ndërmarrë për të rritur normat e interesit.

Para pak muajsh, projeksionet ishin të qarta; ndërhyrja do të vinte brenda këtij viti. Por, me përkeqësimin e ekonomisë globale pritshmëritë janë përmbysur, duke sjellë edhe paqartësi të shumta në tregje. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
Kalo në kategori