LAJMI I FUNDIT:

GLE prezantohet në prill, del në shitje në shtator

GLE prezantohet në prill, del në shitje në shtator

Mercedes-Benz GLE i ri pritet të shpaloset më 1 prill në panairin e automjeteve në New York.

Kompania e famshme më parë zyrtarizoi modelin GLE M dhe sipas mediave gjermane, duket se modeli me madhësi mesatare do të debutojë në ‘Ditën e Gënjeshtrave’, ndërsa do të dalë në shitje më 12 shtator.

Fotografitë e mëparshme të GLE-së kanë treguar se modeli i ri nuk dallon shumë nga ai i kaluari, transmeton koha.net.


Besohet se vetura e re e Mercedesit do të bartë motorin e GLE 450 AMG turbo të dyfishtë V6 3.0 litër. Vetura e re gjermane do të ketë 367 KF.

Po ashtu, pritet të vijë edhe një version hibrid, për të cilin detajet akoma nuk dihen.

Gjithsesi, një raport i vitit të kaluar thoshte se Mercedesi i ri do të ketë motor të kombinuar me transmision automatik që do të shpenzonte deri në 4.7 litra në 100 kilometra.