LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore Shkupi 1 publikoi ndarjen e re të gjykatësve për lëndët e PSP-së

Gjykata Themelore Shkupi 1 publikoi ndarjen e re të gjykatësve për lëndët e PSP-së

Gjykata Themelore Shkupi 1 në web-faqen e saj publikoi emrat e gjykatësve që do të gjykojnë për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dhe lëndët që janë në interest të publikut, pasi që kryetari i ri, Ivan Xholev në fund të vitit solli ndarje të re të gjykatësve. Lëndën “Tarifa” do ta ketë gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova, “Thesari” dhe “Shënjestra-Fortesa” gjykatësja Xhaneta Begtoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lëndën “Tank” do ta ketë gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se në Gjykatën Penale lëndët ndahen në dorë, ndërsa shpalli kandidaturën e saj për kryetare të Gjykatës së Apelit në Shkup. Lëndë “Monstrum”, “Titanik 2” dhe “TNT” do t’i ketë gjykatësi Ognen Stavrev, i cili një kohë pati konflikt me ish kryetarin e gjykatës, Vlladimir Pançevski. “Toplik” dhe “Tender” do t’i gjykojë Osman Shabani dhe lënda “Trajektorja” sipas ndarjes së vjetër mbetet të gjykohet nga Goran Boshevski.

“Treqind” dhe “Transporter” do t’i gjykojë Dobrilla Kacarska. “Sopot” dhe “Spiuni” do t’i ketë Vlladimir Tufegxhiq. Lëndën “Tortura” do ta ketë Aleksandra Risteska. Olja Ristova do të jetë në lëndën për keqpërdorime në zgjedhje “Titanik 3”. “Dhuna në Qendër”, ku i akuzuar kryesor është Nikolla Gruevski do ta ketë Dushan Josifov, ndërsa për “Trust” mbetet Lidija Zimobovska./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori