LAJMI I FUNDIT:

Gjykata: Lirohet biznesmeni Kelmendi

Gjykata: Lirohet biznesmeni Kelmendi

Gjykata e Tiranës dënoi të mërkurën me një vit e katër muaj burg biznesmenin nga Kosova Azis Kelmendi, i cili u arrestua si i akuzuar për vdekjen e këngëtares Elsina Hidërshaj, e njohur me emrin e artit “Emmy”.

Kelmendi ka kryer tetë muaj burg dhe pjesa tjetër e dënimit i falet sipas nenit 59 të kodit të procedurës penale, i cili llogarit kohën e qëndrimit në paraburgim dyfishin e qëndrimit në burg. Vetë Kelmendi nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e komunikimit të vendimit nga trupa gjyqësore.

Kelmendi akuzohej për “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa mësohet se ulja e dënimit është dhënë për shkak të statusit që ka ai në shoqëri./Telegrafi/