LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën e Dreshajt, Haki Rugova mbetet kryetar i Istogut

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë ankesën e Dreshajt, Haki Rugova mbetet kryetar i Istogut

Veç Prishtinës, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë edhe ankesën për parregullsi në zgjedhjet lokale në Istog.

Si rrjedhojë, ankesa e ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj është vlerësuar si e pabazuar.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Kushtetuese nëpërmjet një komunikate për media, transmeton Telegrafi.


“Prandaj, Gjykata konstaton se vendimet e kontestuara të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme janë në pajtim dhe të përcaktuara me ligj, të arsyetuara dhe se të njëjtat nuk janë arbitrare ose qartazi të paarsyeshme. Është çështje tjetër nëse dispozita e lartcekur ligjore është në pajtim me Kushtetutën ose jo. Për këtë çështje, Gjykata që në fillim deklaroi se korniza ligjore e cila rregullon të drejtën zgjedhore në Republikën e Kosovës nuk është objekt i shqyrtimit në këtë rast”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

S'ka rivotim në Prishtinë, Kushtetuesja vendos në favor të Shpend Ahmetit
Lexo po ashtu S'ka rivotim në Prishtinë, Kushtetuesja vendos në favor të Shpend Ahmetit

Vitin e kaluar, ankesa e Gani Dreshajt, ish-kandidat për kryetar të Istogut, u refuzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe nga Gjykata Supreme.

Sipas tij, shkeljet kryesisht kishin të bënin me votat e të paktën pesëdhjetë e dy qytetarëve të cilat nuk janë numëruar pasi që këta qytetarë kishin arritur moshën madhore pas përditësimit të listës Përfundimtare të Votimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me datën 22 shtator 2017.

Kundërkandidat i Gani Dreshajt në zgjedhjet lokale ishte Haki Rugova, i cili pas vendimit të Kushtetueses do të vazhdojë ta mbajë këtë post. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Lajme
Vrasja te

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Drejtësi
Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Moti gjatë javës së ardhshme, një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të depërtojë në Kosovë

Lajme
Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lajme
Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna?

Dy vrasjet që tronditën Vushtrrinë, a do të kenë efekt masat e ndërmarra nga komuna?

Siguri
Pacientët përfitojnë, farmacitë ankohen - Si po ndikon unifikimi i çmimeve të barnave në tregun farmaceutik?

Pacientët përfitojnë, farmacitë ankohen - Si po ndikon unifikimi i çmimeve të barnave në tregun farmaceutik?

Shëndetësi
Kalo në kategori