Mesazhet joverbale që përcjellim te të tjerët kanë shumë pushtet në mënyrën se si na perceptojnë njerëzit që na rrethojnë. Nëse arrini të ndikoni te trupi juaj, do të arrini çdo sukses të mundshëm.
Gjuha e trupit është më e vjetër sesa gjuha e folur apo mimika e fytyrës. Ajo lind së bashku me ne. Në vitet e fundit, disa studime nga Harvard, Princton dhe universitete të tjera të kategorisë së lartë kanë studiuar gjuhën e trupit dhe na kanë mësuar si ta përdorim atë.
Ne të gjithë jemi rritur duke mësuar si të sillemi me njëri-tjetrin bazuar në mimikën e fytyrës. Megjithatë kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për të gjykuar emocionet e të tjerëve.
Kërkuesit nga Universiteti Princton kryen një eksperiment të thjeshtë. Ata u kërkuan pjesëmarrësve në studim të gjykonin nëse fotografia e një personi shfaqte gëzim, humbje, fitore apo dhimbje. Disa foto shfaqnin vetëm shprehje fytyre, të tjera vetëm gjuhë trupi dhe disa të dyja.
Në katër eksperimente të ndara, pjesëmarrësit hamendësuan më me saktësi emocionet e shfaqura te gjuha e trupit sesa aty ku shfaqej vetëm fytyra.
Emocionet shumë pozitive ose shumë negative janë veçanërisht të vështira për t’u dalluar nga njëra-tjetra, shpjegon kërkues Todorov.
Tani, çështja bëhet më interesante. Gjuha e trupit nuk është thjesht diçka që na duhet ta mësojmë.
Shprehjet më emocionale vijnë natyrshëm te ne. Për shembull, shkencëtarët nga Kolumbia vëzhguan sjelljen e njerëzve të verbër në atletikë. Nga të dy atletët që fituan, si i verbri dhe ai që shihte, shprehën të njëjtën gjuhë trupi rreth fitores.
Gjuha e trupit mund të përmirësojë shumë jetën tuaj të përditshme. Amy Cuddy nga Universiteti Harvard shpjegon gjuhën e trupit mbështetur te bota e biznesit dhe si mund të rrisim shanset e suksesit.
Ka dy lloj pozicionesh trupore sipas Cuddy-t. Një nga pozat e fuqishme është kur personi zë sa më shumë vend në hapësirë. Kjo arrihet duke hapur duart apo këmbët dhe me anë të një shtriqje. Nëse shprehni sa më shumë poza pushteti do të mund të gjeni punë më të mira, do të ndiheni më komodë dhe më të suksesshëm në përgjithësi. Kjo shkon përtej hapjes së këmbëve apo duarve. Sipas Cuddy-t, brenda trupit diçka ndryshon kur ne ndryshojmë perceptimin për veten. Këto ndryshime kanë të bëjnë me hormonet.
Dy hormone luajnë rolin kryesor: Testosteroni, hormoni i pushtetit që na bën një lider më të mirë dhe më të përqendruar dhe kortizoli, hormoni i stresit që na bën më shumë të stresuar, më pak të kënaqur dhe na bën të ndihemi të pafuqishëm.
Sipas eksperimentit të Harvardit, disa persona u futën në një dhomë dhe për dy minuta iu kërkua të mbanin poza të fuqisë ose mungesës së fuqisë. Më pas shkruan të japin intervistën e punës. Rezultatet ishin tronditëse.
Rekrutuesit neutralë, që nuk e dinin se cili mbajti pozën e pushtetit apo mungesës së pushtetit, zgjodhën të punësonin atë që kishte mbajtur pozë pushteti.
Përveç kësaj, nivelet e hormoneve ndryshuan gramatikisht. Pati rritje të testosteronit dhe rënie të kortizolit pas performimit të pozës së pushtetit ndonëse për vetëm dy minuta. E kundërta ndodhi me ata që bënë pozat e mungesës së pushtetit, ku pati ulje të testosteronit dhe rritje të kortizolit.
Ndryshimi i gjuhës së trupit nuk ndikon te rezultatet. Por ndryshon atë që ne jemi si njerëz. Ja si të arrini të përcillni më shumë pushtet te të tjerët.
1. Përqendrohuni te pozicioni i këmbëve
Carol Kinsey Goman ka bërë kërkime mbi rëndësinë e gjuhës së trupit në vendin e punës për shumë vite. Një nga këshillat e saj kryesore është që tregoni kujdes për këmbët. Nëse i bashkoheni bisedës së dy kolegëve dhe ata kthejnë drejt jush vetëm pjesën e sipërme të trupit, por nuk ndryshojnë pozicionin e këmbëve, kjo do të thotë se nuk duan t’ju përfshijnë në bisedë. Nëse këmbët e tyre hapen për nga ju, atëherë po ju ftojnë të jeni një pjesëmarrës. Për të kuptuar kur një bisedë ka marrë fund, mjafton të shihni nëse këmbët e kolegut janë kthyer për nga dera.
2. Buzëqeshni
Ne buzëqeshim sepse jemi të lumtur. Por studimet tregojnë se njerëzit që buzëqeshin edhe pa qenë të lumtur, përcjellin të njëjtin mesazh. Gjeni kohën të buzëqeshni përpara se të keni një takim të rëndësishëm, pasi me shumë gjasa do të ndikojë në nivelin tuaj të suksesit.
3. Praktikoni pozat e suksesit
Praktikoni pozat trupore të njerëzve të suksesshëm përpara një bisede të rëndësishme. Merrni sa më shumë vend për duart dhe këmbët, pasi nëse mbështilleni në vetvete, kjo ju bën të ndiheni më pak të suksesshëm.
4. Përshtatuni me gjuhën trupore të bashkëbiseduesit
Për të çliruar stresin e ardhur nga ndonjë situatë e pakëndshme, mjafton të përshtateni me gjuhën e trupit të bashkëbiseduesit tuaj. Praktikojeni këtë sidomos te njerëzit e rinj që njihni.
5. Ulni zërin dhe bëni frymëmarrje të thella
Ndonëse nuk është pozicion trupor, kjo do t’ju ndihmojë shumë. Burrat dhe gratë që kanë zëra më të ulët dhe më të thellë kanë më shumë gjasa të marrin pozicione lidershipi dhe perceptohen me autoritet më të madh. /gazetashqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe